Këtë vit shënohen 31 vite që kur sistemi komunist mori goditjen fatale: Rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Nga Qyteti Studenti, ku përkrahnin studentët grevistë, turma u drejtua drejt sheshit “Skënderbej”, ku hodhën përtokë dhe tërhoqën zvarrë drejt QS-së statujën e diktatorit.
Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës
Qeveria komuniste dha dorëheqjen, ndërsa nga qytete të tjera të Shqipërisë po shkuleshin bustet dhe shtatoret e udhëheqësit. Pasi nuk ndërmori asnjë veprim të dhunshëm për të ndaluar rrëzimin e monumentit, të nesërmen Ramiz Alia do të përballej me protestat e punonjësve të Sigurimit, të cilët i kërkonin llogari për mosveprimin e tij. Ndërkaq u përhap lajmi se Alia ishte arrestuar. Të tjerë thoshin se ishte vrarë.
Kaq mjaftoi që të krijohej sërish një turmë në qendër të kryeqytetit, që donte të sigurohej se Alia ishte gjallë…
Ngjarjet e shkurtit të vitit 1991 përshkruhen në librin “Shqipëria e re”, botimet “Dudaj”, me autor gazetarin amerikan Fred Abrahams. Ai përshkruan qëndrimin e të gjitha palëve në këtë ngjarje: të qeverisë komuniste, presidentit Alia, studentëve grevistë dhe Partisë Demokratike.
FRED ABRAHAMS
Atë natë Komiteti Drejtues i PD-së u mblodh për të diskutuar krizën. Anëtarët vendosën të takoheshin me Presidentin Alia, siç kishin bërë disa herë rresht dy muajve të kaluar, dhe zgjodhën katër veta për këtë punë: Sali Berishën, Azem Hajdarin, Eduard Selamin dhe Preç Zogajn.
Alia pranoi të takohej menjëherë. Delegacioni e gjeti Alinë gjakftohtë në gjendje nervoze, kujtuan veç e veç nga njëri-tjetri Selami e Zogaj. Ai ishte tip i fiksuar pas kontrollit dhe mërzitej kur gjërat dilnin jashtë kontrollit. Ndërsa ata po hynin në zyrën e presidentit, ai po fliste me zë të lartë në telefon me shpinën e kthyer derës, duke kërcënuar të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
“Nuk do ta lë Shqipërinë të bjerë në kaos”, po bërtiste ai në telefon. Anëtarët e PD-së u tronditën, duke pandehur se Alia po i jepte urdhër ushtrisë. Alia mbylli telefonin dhe, duke u kthyer drejt vizitorëve, u dha dorën.
Ata u ulën dhe vunë re se në dhomë ishte edhe një burrë tjetër: Sabri Godo, kreu i Partisë së vogël Republikane, që ishte krijuar pas PD-së, dhe siç mendon shumëkush, sipas udhëzimeve të Alisë.
Alia u kthye drejt Godos dhe e pyeti nëse kishte dorë në grevën e studentëve.
“Jo”, tha Godo.
“Po ju?”, pyeti Alia përfaqësuesit e PD-së.
“Po, kemi”, u përgjigj Hajdari.
“Atëherë shkoni te studentët dhe merruni vetë me ta”, tha Alia. Përndryshe do të jeni ju përgjegjës për pasojat. Ai i kërkoi PD-së të përdorte ndikimin e saj te studentët për t’i nxjerrë ata jashtë grevës dhe t’i bënte të braktisnin kërkesën e tyre për ndryshimin e emrit të universitetit.
“Vetëm parlamenti mund ta ndryshonte emrin”, këmbënguli ai. Studentët dhe profesorët duhej të mbanin një referendum, siç kishte propozuar PD-ja, dhe parlamenti do t’i bindej rezultatit. Vizitorët e PD-së thanë se referendumi nuk përmbushte kërkesat e studentëve dhe se ata nuk i bindnin dot studentët për të dalë nga greva.
Atë moment, burrat u habitën kur panë ministrin e Arsimit, Gjinushin, të hynte në zyrë nga një derë që nuk binte shumë në sy, e cila, siç morën vesh ata kur erdhën në pushtet pas një viti, çonte në korridor dhe te një banjë presidenciale.
A kishte qenë aty këshilltari i Alisë gjatë gjithë asaj kohe? Si kompromis, Gjinushi finok propozoi që qeveria “të riorganizonte” universitetin në katër pjesë, dhe si pjesë e atij riorganizimi, të ndryshohej emri zyrtarisht. Anëtarët e PD-së ranë dakord që t’ua paraqisnin atë ide studentëve.
Rreth orës 14:00, delegacioni i PD-së shkoi te studentët grevistë, që po flinin, rrinin mbi batanije ose luanin me letra. Përgjigjja e tyre ndaj propozimit të Gjinushit ishte “jo” e prerë. Qeveria duhej të deklaronte heqjen e emrit Enver Hoxha, kërkuan ata. “Mos përdorni studentët për të bërë kompromise që ju ndihmojnë juve për të fituar zgjedhjet”, tha një student, ndërsa po dilnin jashtë udhëheqësit e PD-së.
Për dy ditë, studentët mbijetuan me ujë dhe cigare, megjithëse disa pranuan ushqimet dhe pijet që futën brenda përkrahësit. “Asnjë prind në Tiranë nuk do ta linte ta merrte uria fëmijën e tij”, tha Gonxhe. Jashtë u mblodhën mijëra njerëz për të shprehur mbështetjen e tyre.
Punëtorë të Tiranës dhe minatorë nga malet mbajtën fjalime. Njerëzit ecën më këmbë për më shumë se 50 km nga Kavaja në Tiranë. Ditën e tretë, një student në grevë pati një krizë epilepsie dhe një ekip mjekësor e mori me barelë, megjithëse disa ish-studentë më thanë se inskenuan krizën e tij për të mobilizuar mbështetje.
Duke qenë tashmë e mobilizuar dhe nervoze, turma nisi të hidhte parulla. Një aktore me emrin Rajmonda Bulku mori mikrofonin dhe u kërkoi grave në turmë të marshonin. “Le të shkojmë para televizionit, nëna dhe motra”, tha ajo, sipas regjistrimit me video të asaj dite. “Le të mblidhemi dhe të bëjmë një marshim proteste në solidaritet me shokët ose fëmijët tanë, me vëllezërit dhe motrat tona”.
Gratë në turmë filluan të lëviznin. “Turma ishte tmerrësisht e tensionuar”, kujtoi Bulku në një intervistë që dha në përvjetorin e dhjetë të grevës. “Pritej nga momenti në moment që diçka të ndodhte…
Ajo turmë, donin që t’u thoshe diçka që t’i lëvizje”. Gratë marshuan dhe u ndoqën nga burrat. Currili u shndërrua në përrua dhe shpejt, një lumë i tërbuar rrodhi nga Qyteti Studenti drejt Rrugës së Elbasanit, duke kaluar pranë Liceut Artistik, atje ku policia kishte bllokuar studentët në 9 dhjetor.
Kamionët e gjelbër të policisë me zorrë dhe cisterna uji i bënë marshuesit qull me ujë, duke i detyruar ata të kalonin para ndërtesës së Radiotelevizionit shtetëror, pas muzeut të Hoxhës te piramida dhe në bulevard. Sampistët dhe topat e ujit prisnin atje për të mbrojtur Bllokun e shenjtë ku jetonte udhëheqja politike dhe për ta ndërruar drejtimin e turmës në bulevard dhe në sheshin “Skënderbej”.
Veprimi i policisë ishte një manifestim fizik i strategjisë politike të Alisë që nga viti 1989. Dëshira e shqiptarëve për ndryshim ishte rritur si valë deti dhe nuk kishte mur që mund ta përmbante atë forcë. Në vend që të ndërtonte një mbrojtje të padobishme, Alia e kanalizoi rrjedhën në zona ku mund të drejtohej dhe kontrollohej.
Forcat e sigurisë prisnin në shesh. Mijëra protestues vërtiteshin atje, disa duke gjuajtur me gurë, ndërsa kishin ndër mend sheshin “Tien An Men”, ndërsa shihnin statujën gati dhjetë metra më lart të Enver Hoxhës, që ishte ende më e lartë ngaqë rrinte mbi një piedestal graniti, duke u ngritur lart si rrufepritësja në furtunë.
Turma u shtua, u spraps nga policia, por u shtua prapë, duke e rritur vetëbesimin me rritjen e madhësisë së saj. Krenar dhe i vendosur, Hoxha vështronte mbi shesh duke pasur të veshur një kostum dhe një pallto të gjatë, me dorën e majtë pas shpine dhe të djathtën anash vetes. Turma shtyu përpara.
Një djalë u kacavor te palltoja e Hoxhës dhe hodhi një kavo rreth gishtit të madh të dorës së diktatorit. Njerëzit tërhoqën nga e majta, kurse të tjerë tërhoqën nga e djathta, dhe trupi i udhëheqësit nisi të anohej nga njëra anë te tjetra. Pak pas orës 14:00, ai u shkëput nga bazamenti i tij dhe u përplas në tokë, nga ana e majtë e Hoxhës, gjë që ishte krejt e parashikueshme.
Ndërsa turma e harbuar shkelte me këmbë kokën e Hoxhës, Komiteti Qendror po mbante një mbledhje urgjente. Sekretari i Alisë u fut në sallë dhe i dha presidentit një shënim. “Po më informojnë që monumentin e Hoxhës e kanë rrëzuar”, u tha anëtarëve të komitetit Alia me ton të ngrysur. Salla ra në qetësi.
Dikush propozoi të merreshin armët, por Alia tha se në atë mënyrë nuk zgjidhej asgjë. “Nganjëherë nuk është mendja ose truri ai që punon, por emocionet”, kujtoi më vonë Alia. “Kjo mund të çojë në gabime fatale”. E veja e Hoxhës, Nexhmija, nisi të qante dhe u largua nga mbledhja pa thënë asnjë fjalë. Komiteti Qendror bëri pushim dhe Alia u konsultua me ministrin e Brendshëm për hapat e mëtejshëm.
Lart në Qytetin Studenti, Blendi Gonxhen e morën në telefon rreth orës 14:00.
“E hoqëm qelbësirën”, bërtiti ai.
E dehur nga fitorja, turma në sheshin “Skënderbej” e lidhi kavon rreth qafës së Hoxhës dhe tërhoqi zvarrë me një kamion statujën e zbrazët nga brenda. Njerëzit i hipën statujës përgjatë bulevardit njëlloj si kalit të azdisur derisa ajo u thye më dysh.
Njerëzit u pështynin copërave, kurse një burrë i shurroi përsipër. Kamioni i solli mbeturinat e statujës te studentët grevistë, ku njerëzit në festë u munduan ta ngrinin kokën e Hoxhës te qendra kulturore. Një autobus tërhoqi copërat e trupit te zyra qendrore e PD-së në Rrugën e Kavajës.
Disa nga drejtuesit e PD-së u larguan pa zhurmë, nga frika se mos i mbanin përgjegjës. Atë mbrëmje televizioni shtetëror transmetoi pamje të xhiruara të monumentit të rrëzuar në orën 18:00 dhe 20:00. Qeveria lëshoi një deklaratë ku thuhej se emri i Hoxhës do të hiqej nga universiteti si pjesë e riorganizimit të institucionit.
Studentët, disa prej tyre të uritur, por të gjithë të rraskapitur, ikën dalëngadalë në shtëpitë e tyre. Atë natë, Alia mbajti një fjalim në televizion duke thënë se universiteti ishte ndarë në katër pjesë dhe emri “Enver Hoxha” ishte hequr.
“Turma të acaruara, pa asnjë ndjenjë arsyeje, kryen akte vandalizmi”, tha Alia, duke u paraqitur i zymtë dhe duke lexuar shënime nga një ndenjëse ngjyrë kafe prej lëkure.
“Ato ia arritën të rrëzonin themeluesin e shtetit tonë, Enver Hoxhën. Tani është krejt e qartë se forcat antidemokratike kanë një strategji të hartuar mirë. Ato duan shkatërrimin e Shqipërisë”. Qeveria dha dorëheqjen dhe Alia lajmëroi krijimin e një Këshilli Presidencial prej tetë anëtarësh.
Të nesërmen, turmat rrëzuan monumentet e Hoxhës në Korçë dhe Gjirokastër, qytetin e lindjes së ish-udhëheqësit. Në piramidën e Tiranës, muzeu i Hoxhës u mbyll.
Dita e parë e Shqipërisë pa Enver Hoxhën ishte gjithë diell. Banorët e Tiranës ecën rrugëve duke i ngulur sytë piedestalit të zbrazët në sheshin “Skënderbej”. Rënia e monumentit shkaktoi lëkundje nga Shkodra deri në Gjirokastër. Ashtu siç kishin pasur synim studentët, veprimet e tyre kishin goditur regjimin tejpërtej.
Qeveria paralajmëroi kundër anarkisë dhe akuzoi Partinë Demokratike për nxitjen e sulmit. Komiteti Qendror u bëri thirrje qytetarëve të rivendosnin rregullin. “Asnjë njeri i ndershëm dhe patriot nuk duhet të rrijë mënjanë duarkryq”, thoshte një deklaratë.
“Ata duhet të organizohen në bazë blloku, lagjeje, rruge, turni, ndërmarrjeje ose institucioni me qëllim që, së bashku me komunistët, të mund të përballojnë këto situata e të ndalojnë aktivitetin e forcave të errëta”.
Rreth orës 09:00, ministri i Brendshëm Isai informoi Alinë që një grup oficerësh të Sigurimit po protestonin të tërbuar që partia kishte lejuar një turmë të rrëzonte dritën udhërrëfyese të Shqipërisë. Ata kërkuan shpjegime nga kreu i partisë. Alia e mori seriozisht protestën dhe shkoi në Ministrinë e Brendshme.
“U thashë atyre që nuk mund të bëhej ndryshe, përndryshe do të kishte qenë masakër”, më tha Alia.
“Jo vetëm që kjo do të kishte shkaktuar humbje në njerëz, por do të kishte bërë madje dëm vetë Enver Hoxhës. Secili do të mund të thoshte që edhe i vdekur si monument, ai shkaktoi vdekje”.
Ndërsa Alia fliste para Sigurimit, në qendër të Tiranës, pranë selisë së presidentit, ushtuan të shtëna armësh. Shpejt u përhap zhurma që njerëz të vijës së ashpër ose Vullnetarë të Enverit kishin marrë peng ose kishin vrarë Alinë.
Një turmë e zemëruar u mblodh tek ura mbi përroin e Lanës në bulevard, midis sheshit “Skënderbej” dhe selisë së presidentit. Një formacion i forcave speciale të policisë i mbështetur nga Garda e Republikës bllokoi kalimin.
Dy tanke mbyllën bulevardin dhe të paktën pesë të tjerë u dislokuan në pjesë të tjera të rrugës. Turma i dha një të shtytur kundër forcave të policisë speciale, duke kërkuar të dinte se çfarë kishte ndodhur. Kush po e mban Alinë? Ka vdekur ai? Mos po bën grusht shteti Nexhmija? Një grup studentësh dhe të rinjsh të Tiranës u munduan të qetësonin turmën.
Aktivistët e PD-së u kërkuan njerëzve të shpërndaheshin. Komandanti i policisë dha fjalën se Alia ishte gjallë dhe mirë me shëndet. Një roje kishte shtirë në ajër për paralajmërim ngaqë kujtoi se dikush me motoçikletë po mundohej të hynte në Bllok, tha ai. Një udhëheqës flokëzbardhur i PD-së, arkeologu Neritan Ceka, hipi në majë të një makine për t’i folur turmës.
“Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ka grusht shteti!”, e siguroi ai turmën me një megafon të bardhë e të gjelbër në dorë.
“Në qoftë se ecim para, policia ka marrë urdhra për të qëlluar”. Turma u qetësua, por donte prova që Alia ishte gjallë, kështu që policia la dy aktivistë të PD-së të kapërcenin kordonin e saj për të kontrolluar.
Truproja i Alisë i shoqëroi ata në këmbë deri te zyra e tij, ku aktivistët konfirmuan se ai gëzonte shëndet të mirë. “Unë isha në Ministrinë e Brendshme në atë çast, kur një demonstratë e madhe erdhi tek ura e Lanës”, shpjegoi Alia për atë ditë.
“Njerëzit kishin idenë se më kishte arrestuar Sigurimi. Isha i detyruar të shkoja në zyrën e presidentit për të pritur delegacionin që u dërgua për të kontrolluar për mua”.
Dy burrat u kthyen tek ura me lajmin se Alia ishte mirë dhe turma u tërhoq në sheshin “Skënderbej”, ku njerëzit e shfrynë tërbimin e tyre mbi parullën gjigante në majë të Pallatit të Kulturës: “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Germat shtriheshin të hapërdara në sheshin “Skënderbej”, ndërsa qytetarët e zemëruar i bënë ato copë e çikë me shkopinj druri.
Rrëzimi i monumentit të Hoxhës krisi tejpërtej shtetinburg. Më shumë se pesë mijë veta shtegtuan me këmbë përmes maleve për në Greqi.
Në mars, u hap fjala se italianët po jepnin viza. Hordhi ëndërrimtarësh të dëshpëruar u dyndën nëpër autobusë, kamionë dhe karroca me kuaj për të arritur Portin e Durrësit dhe qytetet e tjera bregdetare për një mundësi të artë kalimi.
Fjalët dolën të rreme, kështu që mijëra njerëz rrëmbyen anije të të gjitha madhësive, nga varkat, te maunet, me krahët e mbërthyer në direkë, këmbët e varura jashtë bordit. Lopatat përdoreshin si rrema. Në një rimorkiator që u nis nga Vlora, një grua lindi një vajzë, së cilës ia vuri emrin “Italia”.
Një peshkarexhë me dyzet ushtarë shqiptarë u akostua në Otranto, mu te thembra e çizmes italiane, ku ata flakën armët në ujë dhe kërkuan azil. Italianët bënë bllokadë, por trapet dhe anijet e mallrave e çanë përmes.
Qeveria shqiptare e quajti eksodin “marrëzi kombëtare” dhe i mohoi pretendimet e PD-së që zhurmat për viza i kishte përhapur ajo për të zbrazur vendin nga përkrahësit e opozitës. Pas kërkesave këmbëngulëse nga Italia, Alia dislokoi ushtarë në porte dhe kufizoi hyrjet në Durrës.
Deri atëherë, një numër i vlerësuar prej njëzet mijë shqiptarësh, kryesisht djem të rinj me pantallona të dala boje dhe bluza leshi copë-copë kishin vërshuar drejt Italisë, sidomos në qytetin jugor të Brindisit. Italianët i strehuan njerëzit në shkolla, hotele dhe kampingje, por shumë fjetën në kalata.
Disa të paktë me fat kaluan nën hundën e policisë dhe kapërcyen gardhet për në qytet. Italianët i çuan njerëzit në ambiente më të mira dhe u dhanë mundësi të gjenin punë deri në fund të qershorit, ose ndryshe do të depërtoheshin në qoftë se nuk arrinin të deklaroheshin si refugjatë. Rreth gjashtë mijë veta u kthyen gjatë javëve në vazhdim, pasi kuptuan që Italia nuk ishte ajo që nxirrte televizori.
Qeveria italiane i premtoi Shqipërisë nëntë milionë dollarë në qoftë se Tirana do të bllokonte lumin e njerëzve për të dalë jashtë. Ashtu siç shpjegoi ambasadori amerikan në Itali, “Në të vërtetë italianët paguan qeverinë shqiptare që të mbante njerëzit e saj në vend”./ Panorama.al
Kjo dite 20 Shkurti duhet te shpallet feste kombetare , sepse kjo eshte dita e lirise se vertete , e sigurisht jo 29 Nentori , mbasi me kete dite filloi pushtimi i eger sllave komunist per rreth 45 vjet skllaveri e humbje e dinjitetit njerezore . E jashtezakonshmja eshte se ai kriminel kjofte largu ra ne hale te bunkereve , Zoti i bekofte ata njerez heroj qe e rrezuan ate pleh Anti Krishtin shqipetare kjofte largun Enver …
O TUTKALL ! 29 Nentori eshte clirimi i Shqiperise dhe askush nuk e mohon dot prandaj mos e permend dhe mos e ngaterro me 20 Shkurtin. Po te duan le ta bejne dite pushimi por jo te kujtojme njeren date dhe te mohojme daten tjeter qe eshte me e rendesishme se e dyta. Une nuk dua te mbroj pislleqet,hajdutlleqet,apo krimet e asaj kohe por askush nuk e mohon dot qe ka qene ajo qeveri qe ndertoi Shqiperine qe po jetojme sot ndersa ne vitet 90′-92′ “uragani” shpellar shkaterroi c’do gje qe ishte ndertuar me mund e me djerse. A erdhi PD ne pushtet??? Pse shkaterroi,vodhi,dogji,vrau c’do gje???? Pse e nxori popullin pa pune???Pse nuk i mbajti Uzinat,Fabrikat,Kombinatet,Ndermarrjet e ndryshme ashtu sic ishin dhe ti rinovonte gradualisht por la popullin ne mes te rrugeve pa pune??? Ehhh mor TRU SHPLARE qe i bini per shkurt c’do gjeje dhe flisni si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Keshtu eshte kur harroni te shkuaren.
Roberto-ai me siper, qe na del me nofken “per trushperlaret” eshte pa dyshim i vetmi trushpelar.
Te mohosh 29 Nendorin eshte njesoj sikur te mohosh sakrificat sublime te 28 mije deshmoreve, qe dhane jeten per lirine e vendit qe ky hajvani e shperdoron duke shkruar gomarlleqe.
29 nentori per te majten ose 28 per PD eshte nje date e pa ngjashme ne europe ! U clirua Shkodra u clirua Shqiperia !? Kush e caktoj qe Shkodra eshte qyteti i fundit i hapesires Shqiptare ? Cili shtet ne Europe ka date clirimi si neve ? Europa dhe neve sot kemi 8 maj 1945 qe mbaroj Lufta e dyte ! Rusia , Biellorusia e Serbia vazhdojne 9 maj 1945 ! Me gjeni nje perkujtim te tille te ngjashem me shalle te kuq e temp komunist si bejne ne shqiperi ? Kroacia, Hungaria, Bullgaria ne ballkan kane date clirimi te tille ??? Dhe nje tjeter ,data 29 nentor 1944 per Kosoven e viset shqiptare eshte dite e ripushtimit serb !!!….tung
Katunar pa toke dhe coban pa dhi, nuk u clirua Shkodra ne 29 nentor 1944, por sipas dokumenteve te Ministrise gjermane te Luftes, ne date 29 nentor 1944, rreth ores 06.00 te mengjesit forcat e fundit gjermane dolen nga kufiri shqiptar per ne drejtim te Malit te Zi. Kuptove o analfabet!?
Kete “diten e ripushtimit” per Kosoven kush ta tregoi, ajo cobanka me corape leshi qe ke ne shtepi? Epo te fala cobankes!
Pastaj ti mor zhuls rrugesh je pinjoll i kolaboracionisteve fashiste, c’pune ke ti te tregosh kur si e qysh ndodhi Lufta? Ti ke te drejte vetem te hash mut ne perjetesi …
Po shum te rinj me ndjenja te pastra rane deshmore. Problemi nuk eshte njohja e sakrifices se tyre po politizimi dhe shtreberimi qe u be me vone nga PKSH. Ne te vertete ata njehsuan sakrificen e te gjith patrioteve me qellimin e mbrapshte politik. Mohuan, shpifen dhe tjetersuan historine qe te shiteshin per te vetmit patriote dhe clirimtare. Permbi kete massakruan jo vetem kundershtaret politike por edhe kombin per pushtetin e tyre mafioz te sponsorizuar nga sllavet e jugut dhe te lindjes ose armikut tone natyral. Keto gjera mund te mos ju pelqejne, por jane te verteta te pohuara nga vete enveri.
Ne lidhje me 29 Nentorin, un nuk kam ndonji problem, ne fund te fundit eshte nje date si gjith te tjerat. Ama ne realitet konsiderohet si date e clirimit te shtetit te cunguar Shqiptar per motivin e vetem se ne ate date partizanet hyne ne Shkoder.
Nga tregimi i nje partizani ne TVSH (para 1989-s) kuptova si kishin shkuar “luftimet” per Shkodren:
“Kur arritem te kodrat e Berdices, gjermanet gjuajtem dhe ne ulem kokat dhe qendrum ne pozicionet tona. Ne mengjes 29 Nentor gjermanet nuk ishin me aty.”
Kjo eshte e gjitha. Megjithate, Lavdi te gjithe deshmoreve qe dhane jeten per lirine e Shqiperise pavaresisht bindjeve te tyre politike dhe asaj qe ndodhi pas luftes.
Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe i maskarenjve.
Ne periudhen historike, fundi i shek XIX dhe fillimi i shek XX, ideologjia e re komuniste ishte nje frymezim i madh per mbare boten dhe njerezimin. Kjo nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike, nuk eshte ceshtja se dikujt i pelqen apo jo. Ne ate periudhe kemi edhe perpjekje te tjera per ndertimin e shteteve komuniste (ashtu si komuna e Parisit), ku me e famshmja eshte Republika e Bavarise, por qe deshtoi. Pastaj ne 1917 u krijua Rusia Sovjetike. Mbas L2B ne 1945, komunistet erdhen ne pushtet ne shume vende te Evropes, por kush te ka thene ty qe psh Hungaria, Rumania, Shqiperia apo Estonia ishin “vende sllave”. Apo futja kot. Madje komunistet erdhen ne pushtet me zgjedhje edhe ne France ne 1945, por ja u vodhen pushtetin (perseriten zgjedhjet dhe i vodhen). Nese nuk e dije, ja ku e mesove. Komunistet ishin shume prane pushtetit edhe ne Itali, nderkohe qe ne Greqi komunistet u larguan nga pushteti me grusht shteti nga monarko-fashistet me ndihmen e anglo-amerikaneve. Nuk besoj se ke ndonje dyshim se francezet, italianet apo greket nuk jane “vende sllave”. Ne Kine komunistet erdhen ne pushtet ne 1949, ndersa ne Kube ne 1960. Asgje “sllave” nuk ka tek ata, apo te te tjeret ne Afrike apo ne mbare boten. Nuk e di se kush jane dhe nga i ke gjetur keta “historianet” apo “studiuesit” qe thua ti, por togfjaleshi “komunizem sllav” perdoret vetem nga GOMERET dhe kolaboracionistet e fashizmit ne Shqiperi! Kush na paskan qene keta “klasa e patrioteve shqiptare” qe na paskan pare me ate me xham apo me ate pa xham se “Shqiperia po shkonte drejt nje sistemi qe nuk pajtohej me interesat kombetare”!? Amon kush ishin keta? Qazim Mulletja apo Abaz Kupja, apo i famshmi Amut Zogomari … Balli apo Legaliteti!? Ore je ne terezi, eeeej thirri mendjes! Cilat ishin interesat kombetare te shqiptareve, te bashkepunonin me fashizmin sipas teje? Patriotet shqiptare ishin ne balle te luftes kunder pushtuesit fashist dhe historia tregoi dhe perjetesisht e vulosi se treguari se komunistet ishin patriotet me te medhenj dhe te vertete te ketij kombi. Ndac t’ju pelqeje disave e ndac jo, kujt i plasi ne fund te fundit! Cfare ishin keto “vlera” qe na paskan prishur komunistet shqiptare pasi erdhen ne pushtet, amon na e trego se u cuditem. Qe ne 1945, 90% e shqiptareve ishin analfabete? Ore nuk dinin shkrim e kendim a merr vesht, eeeej s’dinin me shkrujt emrin e vet, a kupton? Ja u prishen komuniste kete vlere te madhe, i detyruan te shkolloheshin te gjithe pa perjashtim (edhe jevgjit madje). Ishin 900 mije banore ne 1945 dhe u bene 4 milion ne 1990, por ama komunistet i vrane dhe i shfarosen shqiptaret, po ore po, bene gjenocid dhe krime kunder njerezimit, i zhduken te gjithe. Ore a kupton se c’thua apo kujton se propaganda antikomuniste ka ndonje lidhje me te verteten!? Cilat na ishin pra keto “vlera”, xhamite dhe kishat, injoranca dhe obskurantizmi, percet, callmat dhe bythet perpjete, mjekrrat dhe veladonet e zinj ashtu si shpirti? Perparimi qe ka bere Shqiperia ne 45 vjet te pushtetit komunist eshte i jashtezakonshem dhe i pakrahasueshme ne historine tone kombetare, ne cdo drejtim dhe ne cdo kuptim, kush ka thjesht 2 gram tru e kupton. Kush thote te kunderten eshte ose antishqiptar ose gomar! Propaganda antikomuniste mund te zere vend vetem te trupeshket me inteligjence te ulet. Kritikat per negativitetet historike te asaj periudhe jane te llogjikshme, por ato parrullat e tua propagandistike jane per t’u gajasur.
Nuk eshte aspak e vertete se “sllavet jane armiqte tane me te eger …”. Armiqte tane me te eger kane qene dhe jane serbet, greket dhe turqit! Vetem serbet jane sllave, greket dhe turqit nuk jane sllave. Apo psh kroatet jane sllave, por jane miq me ne dhe jo armiq! Edhe ruset kane pasur periudha te ndryshme historike kur jane sjelle ne menyre te ndryshme ndaj shqiptareve. Rusia Cariste ka qene proserbe dhe antishqiptare, por Rusia Sovjetike nuk ka qene aspak ashtu. Ka qene Rusia dhe Lenini qe ka denoncuar Traktatin e Fshehte te Londres ne 1917, ku te gjitha Fuqite e Medha kishin vendosur copetimin e shtetit shqiptar te krijuar ne 1913 dhe kufiri Serbi – Greqi do ishte ne Lumin Shkumbin. Rusia Sovjetike e denoncoi kete (nderkohe qe Rusia Cariste e kishte miratuar, bashke me Angline e Francen). Pas ketij denoncimi publik, Traktati u hodh poshte dhe shteti shqiptar sot ekziston per merite te Rusise (asaj sovjetike nese do ti). E more vesh!?
Djale i mbare, shkeputu nga shabllonizmat dhe steriotipet, qe kane 30 vjet qe qarkullojne si muti ne kepuce ne opinionit shqiptar dhe mos lejo kerkend te tallet me inteligjencen tende, he t’u befsha.
Padyshim 20 Shkurti duhet te behet feste kombetare.
Per mua ka qene dita me e lumtur e jetes deri ne ate moment. Ajo ishte dita e lirise.
Festa kombetare e trushpelareve.
As qe behet fjale te mohoj gjakun e deshmoreve , aq sa ishin 4 deri 6000 , por mos valle ata dhane jeten qe Shqiperia te vet pushtohej nga sllavo komunistet , qe vendi te vet izolohej, qe shume komuniste te pushkatoheshin , qe te rrembehej prona private , qe vendi te rrethohej me tela me xhemba , qe te pushkatohen rreth 7000 shqipetare , perfshi edhe gra , qe te ndalohej e drejta e fjales , e drejta e levizjes se lire perfshi jashte vendit , e mbrenda vendit , ose diskretitimi , racizmi i popullates se shume vuajtur fshatare , i harruat sklleverit fshatare te reskapitur pa prona , te ushqyer me uje e sheqer , e te perbuzur nga vete shqipetaret kryesisht nga qyteti , mund te vazhdoj me ore te tera te shkruaj , mbasi e patem jetuar ate kohe , mbase ma e tyrpeshmja ne historine e vendit , deri te 90 eta braktisja totale e vendit , e qe per fat te keq vazhdon edhe sot . Ju tru bunkeret thoni se e ka fajin demokracia , ne fakt jo , fajin e ka ajo klase politike , njeriu i ri i shkolluar ne shkollat e murtajes komuniste , pra ju pasuesit e kjofte largut qe per nji nate nderruat emer e parti . E megjithe ate ndryshimet jane te pa imagjinuara , ma e madhja u fitua liria e vertete ….keshtu qe mallkuar qofshin gjak piresit e popullit diktatoret e tipit Enver bashke me Sali plehrat qe pati lane mbrapa … Bekuar dita e 20 Shkurtit ……
Bekuar qofshin analfabetet kooperativiste si ty o Trushpelar!
Dëshmi:
Një punonjës i BKSH që e ka parë ngjarjen me sytë e tij ka dëshmuar se, ndërsa të ekzaltuarit ulërinin, të tjerët që shkonin pas shtatores së Enver Hoxhës e çukisnin atë dhe mblidhnin copa që i shisnin 250 lekë njërën. Treguesi i parë.