Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve ukrainase Donetsk dhe Luhansk.
Në një postim në Twitter ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës.
Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron i bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.
Edhe Bashkimi Europian ka reaguar pas njohjes së pavarësisë së rajoneve rebele në Ukrainë nga Rusia. Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen e ka cilësuar shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut dhe thekson se BE do të reagojë me vendosmëri ndaj këtij veprimi.
“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut. BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri dhe vendosmëri në solidaritet me Ukrainën”, shprehet Ursula Von Der Leyen.
Je Ti me Ukrainen por sjam Une e shu8me te tjerre.
Sa qesharakë jeni more kokëtrashë…… Je me Ukrainën por harron që rasti ngjan me Kosovën.. Debile e paaaftë.
Tani te presim setin me foto reale dhe ilustrime “patriotike” te kazanit.