"Inceneratorët", Rama do të dëshmojë nesër në Komisionin Hetimor: Mezi po pres të shkoj, po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë më ndiqni

22 Shkurt 2022, 18:18Politika TEMA

Kryeministri  Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me qytetarët për Këshillimin Kombëtar ka rikonfirmuar faktin se do të shkojë nesër në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00.

Ai  u shpreh se mezi po pret të shkojë te Komisioni Hetimor për Inceneratorët, duke ftuar qytetarët që ta ndjekin.

“Nuk bëhen debate për gjëra të jetës së përditshme. Bëhen debate kush je ti e kush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Mua më vjen shumë mirë që përtej gjithë problematikës së kësaj që po ndodh në Kuvend në atë komisionin, të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe duan të shikojnë që e vërteta është diçka krejt tjetër.

Po s’po flas më gjatë për këtë se mezi po pres të shkoj nesër, kështu që po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë, mos e humbni nesër”, u shpreh Rama.

 

1 komente në ““Inceneratorët”, Rama do të dëshmojë nesër në Komisionin Hetimor: Mezi po pres të shkoj, po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë më ndiqni”

  1. ilir says:

    Mos kerkoni ata qe kane ikur…pjesa me e madhe e parave te ketij korrupsioni eshte akoma pa autor. Autorin e keni neser ne komision. Kjo gjallese e pangopur qe ka kethyer skemat e korrupsionit te viteve 60 ne Sicili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje