PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës për kryebashkiak në Lushnje: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli

22 Shkurt 2022, 10:51Politika TEMA

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë Elton Bano. Sipas PD-së ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij. “Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”- thuhet në kërkesën e PD.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje