"Filo-amerikani" Ilir Meta: Jemi me SHBA, se kemi vlera të njëjta

21 Shkurt 2022, 21:30Politika TEMA

Me rastin e ditës së presidentëve, Ilir Meta ka nderuar krerët e shtetit amerikan që prej themelimit të SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet ta duam Kushtetutën ashtu siç e donte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Washington.ilirmeta

Meta ka kujtuar me radhë të gjithë presidentët amerikanë që kanë kontribuar për Shqipërinë që prej Wodroë Wilsonit e deri tek George Bush.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George Washington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese.

Kujtojmë në veçanti Presidentin Ëoodroë Ëilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë.

Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë.

Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.

Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë.

Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

4 komente në ““Filo-amerikani” Ilir Meta: Jemi me SHBA, se kemi vlera të njëjta”

  1. Zydo says:

    Dridhe Like…..

  2. alphade says:

    Sa hipokrit eshte ky Ilir Floriri ! E megjithate
    “NO PASARA” …..!!

  3. Sali Trimi says:

    Harron te permend Bajdenin qe shpalli Saliun “non grata”, armikun me te math te Shqiperise, mbas Hamza Kasteriotit. Te rroje sa malet se na hapi syte!

  4. k says:

    Fshatari injorant ,mafjoz degjenerate dhe hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje