Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do t’i përgjigjet kërkesës perëndimore për sanksione kundër Rusisë brenda 48 orëve.
Nga Madridi, Vuçiç ka treguar se ka pranuar kërkesë nga shtetet perëndimore për t’iu bashkuar atyre në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan “B92”.
“Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministren [Ana Bërnabiq]. Qeveria po vendos për këtë, por tani është në një mandat teknik.
Për të mos kërkuar justifikime në teknologji, do të dalim me një përgjigje të plotë ndaj krizës në 48 orët e ardhshme.
Nesër [e enjte] do të kem takim me përfaqësuesit e pesë shteteve më të zhvilluara të botës – Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Francës e Italisë dhe BE-së”, ka thënë Vuçiç.
Mor po vazhdo, se deri sa BE-ja i ka me fort qejf mashtrimet dhe rrenat e Serbisë , edhe këtë si të tjerat do e justifikojë .
As për 1000 vjet s’ka për ta hap gojën kundra Rusisë e Putinit , biri për shpirt i tyre, Vuçiçi .
He pra fol. Se nga kjo fjale varet e ardhmja e serbise. Doni bombat apo paqen?
Kush do t’ja hedhe bombat Serbise ? Nato eshte bere nje mije here pishman per bombardimin qe i beri Milloshevicit , sepse krijoi nje precedent , qe i dha te drejte cdo vendi te fuqishem te hedhin bomba mbi me te dobtit . Haroi bombat mbi Serbi , o Ceniiiii.