Kur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack Obama tha se Siria do të jetë një gropë thithëse për Rusinë dhe Presidentin e saj. Siria do të kthehej një Vietnam apo Afganistan për Rusinë, një gabim i rëndë që do ta dëmtonte atë.
Siria nuk u bë gropë thithëse për Putin. Rusia ndryshoi të gjithë drejtimin e luftës, shpëtoi Presidentin sirian, Bashar al-Assad nga një disfatë dhe forcën ushtarake e përdori si mjet diplomatik.
Kostot i mbajti nën kontroll. Tani Rusia nuk injorohet nga Siria. Nuk ka marrëveshje diplomatike. Në fakt, Moska ka grumbulluar fuqi rajonale nga Izraeli në Libi. Çfarë Obama nuk parashikoi dot ishte suksesi që Rusia do të kishte në ndërhyrjen e saj në Siri.
Në dimrin sureal 2021-2022, SHBA-ja dhe Europa dhe njëherë po bëjnë llogaritë e ndërhyrjes së ushtrisë ruse, këtë herë në zemër të Europës. Përsëri edhe këtë herë, analistët po parashikojnë pasoja të mëdha. Më 11 shkurt, Ministri britanik për Europën, James Cleverly, parashikoi se një luftë më e gjerë në Ukrainë do të ishte gropa thithëse për Rusinë.
Një analizë racionale, kosto-fitim, tregon se çmimi i një lufte në shkallë të plotë në Ukrainë do të ishte tepër i lartë për Kremlinin dhe mbuluar me gjak.
SHBA-ja ka llogaritur rreth 50.000 civilë të dëmtuar. Përveç Putin dhe elitës ruse që do të vuajnë personalisht, një luftë në Europë do të dëmtoj ekonominë ruse dhe do të alarmojë publikun.
Në të njëjtën kohë, trupat e NATO-s do të afroheshin më tepër në kufi dhe rezistenca do të zgjaste me vite. Sipas këtij parashikimi, Rusia do të ngecte në një katastrofë të nisur vetë.
Por, analiza kosto-fitim e Putin i vlen status quo-së europiane. Lideri rus po merr një rrezik të fundit, përveç zhurmës së përditshme që ka bërë, ai është në një mision historik për të forcuar ndikimin e tij në Ukrainë siç ka bërë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.
Por Moska mendon se një fitore në Ukrainë mund të jetë e arritshme. Sigurisht, Rusia mund ta bënte këtë gjë edhe pa luftë, thjesht duke mos u shkëputur kurrë nga misioni i tij. Por nëse Kremlini i ka bërë mirë llogaritë, si i bëri me Sirinë, atëherë SHBA-ja dhe Europa duhet të përgatiten për diçka më shumë se një gropë thithëse. Po nëse Rusia fiton në Ukrainë?
Nëse Rusia merr kontrollin në Ukrainë ose arrin destabilizimin në një shkallë të lartë, do të nisë një epokë e re për SHBA-në dhe Europën.
Liderët amerikanë dhe europianë do të jenë në një sfidë duale mendimesh midis sigurisë në Europë dhe moszmadhimit të luftës me shtetin rus. Të gjitha palët duhet të konsiderojnë potencialin e armëve nukleare. Këto dy përgjegjësi, mbrojtja me forcë e paqes europiane dhe shmangia e kujdesshme e përshkallëzimit ushtarak me Rusinë, nuk do të jenë të pajtueshme me njëra-tjetrën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të papërgatitur për të krijuar një rend të ri të sigurisë në Europë, si pasojë e një lufte.
Shumë mënyra për të fituar
Për Rusinë, fitorja në Ukrainë mund të jetë në forma të ndryshme. Ashtu si në Siri, fitorja nuk ka pse të jetë një marrëveshje. Mund të jetë dhe instalimi i një qeverie kukull në Kiev ose një ndarje e territoreve. Në anën tjetër, mundja e ushtrisë ukrainase dhe dorëzimi i saj do ta transformonte Ukrainën në një shtet të dështuar. Rusia mund të përdorë mjete shfaruese, për të frikësuar vendin dhe të ndryshojë të gjithë sistemin politik atje. Automatikisht Ukraina do të shkëputej nga Perëndimi.
Nëse Rusia arrin qëllimet e veta politike në Ukrainë, do të thotë se Europa nuk do të jetë më e njëjta.
Jo vetëm që do të drejtohet nga SHBA-ja, por vetëm ideja se Bashkimi Europian ose NATO nuk do të mund të garantojnë paqen në kontinent do të jetë artefakti i një epoke të humbur. Në vend të kësaj, siguria në Europë do të reduktohet në mbrojtjen e anëtarëve kryesorë të BE-së dhe NATO-s.
Të gjithë jashtë klubeve do të qëndrojnë vetëm, me përjashtim të Finlandës dhe Suedisë. Ky mund të mos jetë domosdoshmërisht një vendim i vetëdijshëm për t’i dhënë fund politikave të zgjerimit ose asociimit, por do të jetë një politikë de facto. Nën një rrethim të perceptuar nga Rusia, BE dhe NATO nuk do të kenë më kapacitet për politika ambicioze përtej kufijve të tyre.
SHBA-të dhe Europa do të jenë në një luftë ekonomike të përhershme me Rusinë.
Perëndimi do të kërkojë të zbatojë sanksione gjithëpërfshirëse, të cilat Rusia ka të ngjarë t’i kundërshtojë me masa kibernetike dhe shantazhe të energjisë, duke pasur parasysh boshllëqet ekonomike. Kina mund të qëndrojë fare mirë në anën e Rusisë në këtë çështje ekonomike. Ndërkohë, politika e brendshme në vendet europiane do t’i ngjajë një loje madhështore të shekullit 21, në të cilën Rusia do të studiojë Europën për çdo prishje të përkushtimit ndaj NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike. Nëpërmjet metodave të drejta dhe të ndyra, Rusia do të shfrytëzojë çdo mundësi për të ndikuar në opinionin publik dhe zgjedhjet në vendet europiane. Rusia do të jetë një prani anarkike – herë reale, ndonjëherë e imagjinuar në çdo rast të paqëndrueshmërisë politike europiane.
Shtetet e lindjes do të kishin trupa të NATO-s përgjithmonë në tokën e tyre
Analogjitë e Luftës së Ftohtë nuk do të jenë të dobishme në një botë me një Ukrainë të rusizuar. Kufiri i Luftës së Ftohtë në Europë kishte pikat e veta të ndezjes, por u stabilizua në një mënyrë të pranueshme reciprokisht në Traktatin e Helsinkit të vitit 1975. Në të kundërt, sundimi rus mbi Ukrainën do të hapte një zonë të gjerë destabilizimi dhe pasigurie nga Estonia në Poloni dhe në Rumani drejt Turqisë.
Për aq kohë sa zgjat, prania e Rusisë në Ukrainë do të perceptohet nga fqinjët e Ukrainës si provokuese dhe e papranueshme dhe, për disa, si një kërcënim për sigurinë e tyre. Mes kësaj dinamike në ndryshim, rendi në Europë do të duhet të konceptohet kryesisht në terma ushtarakë ,gjë që, duke qenë se Rusia ka një dorë më të fortë në sferën ushtarake sesa në fushën ekonomike, do të jetë në interesin e Kremlinit duke anashkaluar institucionet joushtarake si ai i Bashkimit Europian.
Rusia ka ushtrinë më të madhe konvencionale në Europë, të cilën është më se e gatshme për ta përdorur. Politika e mbrojtjes e BE-së, ndryshe nga ajo e NATO-s është larg nga të qenit në gjendje të sigurojë stabilitet për anëtarët e saj. Kështu, sigurimi ushtarak, veçanërisht i anëtarëve lindorë të BE-së, do të jetë kyç. Përgjigjja ndaj një Rusie revanshiste me sanksione dhe me shpalljen retorike të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla nuk do të jetë e mjaftueshme.
Imperializimi i Europës Lindore
Në rast të një fitoreje të rusëve në Ukrainë, roli i Gjermanisë në Europë do të lëkundet rëndë. Gjermania është një fuqi ushtarake margjinale që e ka bazuar identitetin e saj politik të pasluftës në refuzimin e luftës. Rrethi i miqve të saj, veçanërisht kufizimi në lindje me Poloninë dhe shtetet baltike, rrezikon të destabilizohet nga Rusia. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin role udhëheqëse në çështjet europiane për shkak të ushtrive të tyre relativisht të forta dhe traditës së gjatë të ndërhyrjeve ushtarake. Faktori kyç në Europë, megjithatë, do të mbeten Shtetet e Bashkuara. NATO do të varet nga mbështetja e SHBA-së, siç do të varet nga vendet e ankthshme dhe të rrezikuara të Lindjes së Europës, kombet e vijës së frontit të vendosur përgjatë një linje tashmë shumë të gjatë, të zgjeruar dhe të pasigurt kontakti me Rusinë, duke përfshirë Bjellorusinë dhe pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.
Shtetet anëtare lindore, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Rumaninë, ka të ngjarë të kenë një numër të konsiderueshëm trupash të NATO-s të vendosura përgjithmonë në tokën e tyre. Një kërkesë nga Finlanda dhe Suedia për të marrë një angazhim të Nenit 5 dhe për t’u bashkuar me NATO-n do të ishte e pamundur të refuzohej.Vendet e BE-së dhe NATO-s nuk do ta njohin kurrë një regjim të ri të mbështetur nga Rusia në Ukrainë. Por ata do të përballen me të njëjtën sfidë si me Bjellorusinë: të zbatojnë sanksione pa ndëshkuar popullatën dhe të mbështesin ata që kanë nevojë pa pasur akses tek to. Disa anëtarë të NATO-s do të forcojnë një kryengritje ukrainase, së cilës Rusia do t’i përgjigjet duke kërcënuar anëtarët e NATO-s.
Ukrainasit do të fluturojnë drejt vendeve të tjera, miliona prej tyre. Dhe ato pjesë të ushtrisë ukrainase që nuk janë mposhtur drejtpërdrejt do të vazhdojnë të luftojnë, duke i bërë jehonë luftës partizane që copëtoi të gjithë këtë rajon të Europës gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndonëse lufta duket e ftohtë, ekonomikisht është e nxehtë. Sanksionet e vendosura në 2014-n për Rusinë nuk ishin drakoniane. Ato ishin të kthyeshme dhe të kushtëzueshme. Rusia do të hakmerret, me kibernetike dhe energji. Moska do të limitojë aksesin në të mirat si titanium. Pika e fortë e europës është ekonomia, armë që e mban në dorë Rusia dhe sistemi i spiunimit atje.
Në fakt këto po ndodhin të gjitha.
Ndërrimi i rolit të NATO-s
Për SHBA-në, një fitore ruse do të kishte efekte gjigande në strategjinë e saj në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Kjo do ta zhvendoste Uashingtonin në Europë. Europa dhe SHBA-ja kanë qenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, edhe kundër Kinës dhe një shkatërrim i saj do ta linte Amerikën të vetme.
SHBA-të mund të ofrojnë siguri në Europë nëpërmjet NATO-s. Lufta në Ukrainë e ringjall NATO-n, por jo si një ndikues në demokraci, por si mjet i ekspeditave jashtë zonës së mbulimit, si rasti i luftës në Afganistan.
Superfuqitë nukleare duhet të kontrollojnë nervat e tyre
Për Moskën, një luftë me Perëndimin, do t’i sillte Pekinin si një mbështetjeje ekonomike dhe një partner për të kundërshtuar Amerikën.
Një lëvizje ushtarake në Rusi do të ngrinte pyetje në Ankara. Presidenti Erdogan e ka shijuar lojën e kësaj luftë të ftohtë midis superfuqive. Por Turqia ka marrëdhënie të qëndrueshme me Ukrainën. Si pjesë e NATO-s ajo nuk përfiton nga militarizimi i Detit të Zi dhe Mesdheut lindor. Hapat e Rusisë mund të drejtojnë Turqinë nga SHBA-ja dhe kjo do të acaronte Putin, por të gëzonte NATO-n dhe Turqia të bëhej partneri që duhet të ishte gjithmonë.
Asnjë fitore nuk është e përhershme
Perëndimi nuk duhet t’a nënvlerësojë Rusinë. Një fitore e Rusisë nuk është trillim.
Nëse ka ndonjë gjë që Rusia mund të bëjë për të minimizuar luftën është të ndikojë pasojat e saj. Zakonisht farat e telasheve janë mbjellë poshtë fasadës së triumfit.
Rusia mund ta shkatërrojë Ukrainën në fushëbetejë. Mund ta bëjë Ukrainën një shtet të dështuar. Por mund ta bëjë këtë vetëm duke ndjekur një luftë kriminale dhe duke shkatërruar jetën e një shteti-komb që nuk e ka pushtuar kurrë Rusinë. Shtetet e Bashkuara, Europa dhe aleatët e tyre e pjesë të tjera të botës do të nxjerrin përfundime dhe do të jenë kritikë ndaj veprimeve ruse.
Ashtu siç Shtetet e Bashkuara ruajtën territoret diplomatike të tre shteteve baltike në Uashington, D.C., pasi ato ishin aneksuar nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi mund ta bëjë përsëri, për hir të dinjitetit. Luftërat që fitohen nuk fitohen kurrë përgjithmonë. Shumë shpesh vendet e mposhtin veten me kalimin e kohës duke nisur dhe më pas duke fituar luftërat e gabuara.(SI)
he më i qifsha tobt që su mësuam një herë të shkruajmë se nga ku piçkën e sëmës është marrë ky bërllog!!
e vetmja e dhënë është një mut SI në fund të artikullit të mutit!!
“rusia mund të bëjë,rusia mund të hajë”!!
dhe mbi çfarë bazohen!?në luftën në siri!!dhe mbi të gjitha thonë se “fitoi luftën” në një kohë që luftoi vetëm në holms e në dy qytete të tjerat!sepse ishin amerikanët,kurdët e vëndet arabe që hoqën qafe ISIS!!pa luftën e tyre kish shkuar për lesh si siria ashtu dhe bytheci i rusisë!!
kjo SI,na flet për mundësinë e një përçarje të europës,por nuk i shkon në mënd se mund të kemi zgjimin nga gjumi të euorpës!!zgjimin nga gjumi model shqiptar “hëmo se nuk ndodh gjë”!!
me këtë kërcënim gomarllëku i trampit para 4 vjetësh”duhen shtuar kuotat për armatim”,nuk do të jetë më një gomarllëk por një nevojë!!
psikopatë si putini do të lindin çdo ditë!!dhe vënde si rusia e kina janë pjellore(ka shumë të tjera por nuk kanë takat)!
krijimi i një ushtrie europian është këthyer në një detyrë për tu zbatuar shumë shpejt!europianët po e kuptojnë se nuk mund të rrinë tërë kohën nën çadrën amreikane!!
unifikimi i europës si entitet ekonomik dhe si shtet,me një drejtim të saktë dhe jo si tashti,”seicili çi do bytha”,është në plan të parë!
nuk mund të fitojë shteti me rangun 54 në ekonominë botërore përball dy superfuqive USA dhe BE në vënd të parë dhe të tretë për fuqi ekonomike!!nuk mund të fitojë teknollogjia e bërllogut rus me teknollogjinë më të lartë që ka bota!!
rusia sot në mënyrë kriminale,duke vepruar si shtet, thotë se janë haker kriminelë privatë,të përballet me SHBA,BE në luftë kibernetike!!në rast të një lufte të vërtetë rusi NATO,nuk do të ketë më rregulla demokratike!!do të ketë sulme nga të gjithë krahët!!gjë që një shtet bythet nuk mund ti përballojë!
e vetmja fuqi e vërtetë që ka rusia është arsenali atomik!!arsenal i rrezikshëm por dhe VETËVRASËS!!
si duken ngjarjet vështirë se do të pranohet më shantazhi i rusisë!!
trupat amerikane që po shpërndahen në tërë vëndet e natos,kanë vetëm një qëllim!!
goditjen e tyre nga putini!!
nje goditje e tyre është i barabartë me shpallje lufte,jo vetëm NATO,por direkt amerikës!!
rusia nuk bëri gjë tjetër veçse praoni të vet varroset me “faraonin e saj”!!
Ukraina te ndahet ne dysh e te bien rehat.
Russia e fitoi këtë luftë. Kjo u pa nga deklarata e Sekretarit të NATO-s, kur tha , ne nuk ndërhyjmë në Ukrainë.
Putin, testoi, testoi, dhe në fund pushtoi.
Amerikanët janë vetëm për fjalë, llafe…
Si në luftën e dytë botërore. Zbarkuan më Europë në qershor 1944, kur panë se rusët i vunë përpara gjermanët dhe po pushtonin Evropën. Pra nuk u futën në luftë për të luftuar gjermanët, por për të ndalur pushtimin e Evropës nga Russia.
Nesër në mëngjes, kur Europa dhe Amerika do të zgjohen nga gjumi, do të hapin televizorët dhe do të shohin se Kievi është pushtuar.
Russia do të ndryshojë qeverinë, me një pro ruse dhe do ti tërheqë trupat.
Ky është skenari.
Sa për sanksionet… Nuk do të jenë të forta, Do të jenë ndaj individëve, si ndaj Abrahamoviçit. Sepse sanksionet ndaj Rusisë, godasin fort edhe ekonominë evropiane. Nafta nesër në Shqipëri shkon 2100 lekë.
Kështu që lutuni për Putinin. Inshalla ka planin që thamë më sipër. Ndërrimin e qeverisë. Sepse zgjatja do ta çojë çmimin e naftës 3 mijë lekë dhe bukën 2 mijë lekë.
Sepse gruri vjen nga Ukraina dhe Rusia.
Politikat e ndritura bujqësore të qeverive tona. Dikur e siguronim 100% bukën në vend. Dhe ishim 4 milion. Sot kemi mbetur 2.5 milion dhe s’prodhojmë asgjë.
o mal kari
llafet e amerikanëve i kemi parë gjithnjë!!
e kanë emrin raketa e bombardime!!
e kanë treguar që nga koha që nuk ishin askush!!
po ça me të thot ty një mal me karë je!!
Po fitoi Rusia ,do te jete si nje kovid B- 22 ,ku do te mbahet mende si nje deshtime i madhe i botes demokratike ,ngjarja historike e vitit 2022.
Si historite e ndodhura alla Shqiptarce :hemo se nuke u be qameti .Pastaje do te kemi akoma xhirimet e rrotes se historise ku demokracia lindi per here te pare ne BALLKAN.Ku deri sote po te denencoje nje hajdute ,apo vrases ,te dergonin ne bankat e inkuzicionit ,sice u be edhe me xhordano brunen ,qe nuke pranoi rrotullimin e tokes .Pore mbase fitimit te luftes se dyte boterore te kampit socialiste ,une nuke mbaje mende qeRusia tashme e shperbere te kete bere ndonje lufte ,dhe e ka fituar . Perjashto luften kunder avganistanit,ku deshtoi . .Tashme Rusia perfitoi nga interesat qe disa shtete mbyllen gojen perpara veprimtarive diktatoriale te PUTINIT ,ku ne mese te Europes eliminonte kundershtaret e tije politike duke prdorur edhe gazin nervin ,dhe GJERMANIA APO KESHILLTARET E SIGURIMIT TE VENDEVE EUROPIANE ,devfreheshin ne hollet e tyre me xhepat e mbushura nga manjatet RUSE .
Si liria ,ashtu edhe pushtimi ne ditet e soteme ka nje kosto te madhe ekonomike ,ku shtetet e ndrysheme ,Europiane e lejuan me valicet e mbushura me rubla ruse te konvertuar me dollare ,qe Rusia te beje ate qe done .Bile edhe duke i kercenuar ,se po shfarose nazizmin gjerman.
Kurse ne serbi po kerkon qe ta ktheje ne shtete ishe JUGOSLLAVIA .
Historia na kujton se te gjithe luftenisesit kane fituar disa (ndoshta) beteja, por kurre luften.
Ate e kane fituar vetem ata qe kane bere lufte te drejte, d m th, ata qe jane ne te drejten dhe token e tyre.
Nese rusia fiton,ed’verit i bjen mire sepse ka lidhje nga i ati me ruset,nga baton stanishiqi dhe nga hashim esat pashe mutoviqi.