Ish-kreu i Kushtetueses, akuza Jorida Tabakut e Komisionit Hetimor: Kanë minuar hetimet e SPAK për inceneratorët!

24 Shkurt 2022, 17:25Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Deri tani, mediat dhe opinioni publik, duhet thënë se ka llastuar në plot kuptimin e plotë të fjalës, opozitën e Lulzim Bashës, e cila pasi u kthye në sistem, po përdorte instrumentet e luftës parlamentare, një nga të cilët është edhe komisioni hetimor.

Por PD-ja e Bashës, nuk ka shkuar në asnjë milimetër më përpara se parardhësit e tij, në keqpërdorimin dhe politizimin e një pozite, me të cilët mund të kishte krijuar një standard krejt ndryshe dhe europian.

Në një kohë, kur Lulzim Basha, në Parlament, kërkonte si në tym arrestime qeveritarësh nga SPAK, e fliste për “makina policie të kthyer mbrapsht”, një nga konstitucionalistët më në zë të vendit, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, edhe pse në moshë të thyer, e sapo ka kaluar ca telashe familjare, pranon të flasë për atë që ai ka parë gjithë këto ditë në “reality show-un” e fundit politik.

I cili solli një përballje të nivelit të lartë ndërmjet PS-së e PD-së në vend-pra Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Fehmi Abdiu, i cili edhe pse në pension, thotë se në disa vite është mbledhur  me ca kolegë  të tij si i ndjeri Thimio Kondi, Luan Omari, Niazi Jaho, e kanë përpiluar raporte e analiza për çështjet kushtetuese në vend,  të cilët ca kanë arritur arrijnë t’i botojnë e ca jo në ndonjë broshurë, për të dhënë ndonjë qëndrim analitik.

Me një tufë me letra para, duke folur për gazetën TemA, Fehmi Abdiu, rrufit kafenë dhe të fton në një zyrë që ka së bashku me disa kolegë të tij avokatë, në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës.

Kur hyn në zyrë, hap një sirtar dhe nxjerr prej andej një tjetër tufë me letra. “Nga viti 1991, janë ngritur një numër i madh komisionesh hetimore parlamentare në Shqipëri”, thotë  pa u ulur në vend dhe nis t’i rendisë: “Komisioni për 2 prillin, Komisioni për Arin, Komisioni për grabitjen e rezervave të shtetit….”, e kështu deri në ditët e sotme që bëhen një pirg me letra.

“E di çfarë ka ndodhur në të gjitha këto komisione hetimore? Nuk kanë pasur asnjë impakt në zbardhen e ngjarjeve që kanë ngritur, por ajo që është më e keqja, nuk kanë arritur të bëjnë një raport. Të gjithë kanë dalë me dy raporte sipas ndarjeve politike. Domethënë pesë me hiç”, thotë duke hequr syzet, e u ulur në karriken e vjetër rrotulluese, e cila nuk ka dy rrota.

Abdiu, ka qenë deputet nga viti 1991 deri në vitin 1998 kur u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese. i zgjedhur nga radhët e PS-së, ai ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të ligjit jo thjesht në grupin e tij, por edhe në Kuvend, megjithatë ai nuk ka drejtuar asnjëherë një Komision Hetimor Parlamentar. Pyetjes përse i përgjigjet: “Shiko, kjo ka ndodhur gjithmonë.

Në vend që të zgjidhet një jurist profesionist në krye të komisioneve, kanë vëmë partiakë militantë e të besuar të shefave të mëdhenj. Pasi nuk kanë dashur të zbardhin, por të bëjnë zhurmë”, thotë, teksa ka shënuar në një nga fletët e studimit të tij për Komisionet Hetimore edhe një citat të vjetër të Churçillit që ka thënë: “Nëse doni që një çështje të mos zbardhet, atëherë ngrini një komision hetimor”.

Edhe pse Fehmi Abdiu, në studimin e tij shkruan se kjo shprehje i është atribuar ish-kryeministrit britanik, por ai nuk mendon se Churçill se ka thënë atë aksiomë tepër të “keqpërdorur” sipas tij.

Gjithsesi, duke ju kthyer situatës aktuale, anëtari i Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar së bashku me 7 kolegët e tij Marrëveshjen e Detit me Greqinë, nuk dëshiron të hyjë në politikë.

I larguar shumë kohë më parë nga PS, ku pas ardhjes së Edi Ramës nuk ja kanë varur asnjëherë, ai nuk ka hyrë e nuk dëshiron t’i hyjë anësimeve politike.

Por kur e pyet sërish për atë që ka parë në “big brotherin” e inceneratorëve, nuk ka asnjë dyshim’.

“Është shkelur me të dyja këmbët ligji për komisionet hetimore. Anëtarët e Komisionit nuk kanë të drejtë të bëjnë akuza penale, apo të hyjnë në kompetencat e organeve gjyqësore. Mënyra që u ndoq nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, dhe anëtarët e tjerë të opozitës që përsërisnin të njëjtat pyetje, sipas Abdiut është model edhe më i keq se komisionet hetimore që janë ngritur nga parlamenti në këto 30 vjet.

“Komisioni Hetimor Parlamentar është në parim një mekanizëm institucional në dorë të pakicës, qoftë kjo pakicë politike apo edhe sociale. Pasi ligji thotë se ngrihet me ¼ e deputetëve, e si e tillë ajo ka mundësinë të pyesë, të hetojë, të ketë akses në dokumente që nuk përbëjnë sekret hetimor të organeve të drejtësisë, të pyesë dëshmitarë, e në fund të hartojë një raport.

Por nuk ka asnjë të drejtë të anatemojë. Unë këtu nuk dua të shfajsoj askënd për çështjen që bëhet fjalë, pra për impjantet e përpunimit të mbetjeve, madje sit ë gjithë dua të zbardhet gjithçka, por kështu është e pamundur”, thotë ndërsa kërkon që të shikojmë studimin e tij dhe kolegët e tij të famshëm për çështjen e komisioneve hetimore.

“Ore nuk ja kemi futur kot, kemi bërë studim të mirëfilltë, juridik, historik e krahasues me botën. Kemi nxjerrë edhe rekomandimet e duhura për rregullime ligjore edhe institucionale. Lexojeni njëherë ju mediat se mund t’i interesojë publikut. Ka edhe interesa të tjerë përveç atyre sharjeve e akuzave pa fund”, thotë pas bisedës për  gjatësinë e materialit e vështirësinë për tu lexuar nga publiku i mediave online.

Ndërkohë, në televizionin e vogël që ndodhet në zyrën ngjitur, dëgjohet zëri i Lulzim Bashës që kërkon arrestimin e qeveritarëve.

Ish-kryetari i Kushtetueses acarohet: “Ja kjo sjellje është shumë e dëmshme, madje aq e dëmshme sa mund të dëmtojë hetimet e nisura nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Madje edhe ngritja e Komisionit Hetimor njëkohësisht me hetimet e filluara, dhe mënyra e ekspozimit të njerëzve dhe dokumenteve prish, ndot dhe shkatërron prova, frikëson dëshmitarë etj etj, pra dëmton shumë procesin.

E mira e të mirave, ishte që në kohën që zhvillohej hetimi, të mos ishte ngritur komisioni hetimor. Pse nuk e ngritën përpara se të hapeshin hetimet, e pa zhurmë të kishin bërë një raport të plotë, profesional e ta dërgonin në SPAK? Ish-kryetari i Kushtetueses, harron se përpara ka një kafe të lënë përgjysmë, që kamarjerja e ka sjellë gjysmë ore para, por që nuk e ka vënë re. “Po e pat thënë Churchlli atë frazë, paska pasur shumë të drejtë thotë”, por telefoni ja ndërpret mendimin.

“Tani duhet të takoj gruan se ne në këtë moshë kemi oraret kur pimë kafen te liqeni”, thotë Fehmi Abdiu duke qeshur e zbret shkallët me qejf, duke vrapuar…

11 komente në “Ish-kreu i Kushtetueses, akuza Jorida Tabakut e Komisionit Hetimor: Kanë minuar hetimet e SPAK për inceneratorët!”

  1. Moni says:

    Dava kurvash…parti bythe si lideri…gam gam gam…

    1. Jari me mustaqe says:

      Ore qish do ja beje presindenti pendorast Agush Metaj-Kryemadh sot qe Selltik po Humber 2-0

  2. Andi says:

    Sakte si gjithmone.Ky stan kete bylmet ka.Tabaksja rrinte si tule mishi me dy sy perballe nje bashkebiseduese ne nje debat televiziv per ekonomine,qe tabaksja medemek ka mbaruar per ekonomine,Imagjino cfare mund te ofroje ne fushe ligjore.

  3. Popull says:

    Keta te “kulluarit”…harruan te vetat….pyesni popullin…dhe ju jep pergjigjen me VOTE!….O PLEHRA PD-ISTE…..JENI NON GRATA

  4. Operacioni Zjarri says:

    Me ke mblidhet Fehmiu ore? Thimjo Kondi ka vdekur me kohe. Me ate diskutin ‘big brother”?

  5. Rita says:

    Ylli te pata lexuar me vemendje por me kete shkrim ngriva. Lavderon me superlativiva Fehmi Abdiun, nje jurist enverist, deputet i PS, i pjerdhur nga trute dhe logjika juridike e kohes. Ik o Yll se e prishe, Femiu eshte ne te paret e listes per ne boten tjeter.

  6. spartak says:

    Në kohën e Partisë së Punës , për mos me zgjidh ndonjë problem propozohej me ngrejtë një Grup Pune , kurse sot s’ka mo Grupe Pune por Komisione me emra e nivele nga më të ndryshmet .
    Do që mos t’i dali koka e mos të zgjidhet ndonje problem . Osht gjet marifeti : O burra shpejt e shpejt ngrejmë një komisjon , dhe e ke të vdekme që ai problem mbetet pa u zgjidh .

  7. Anabell says:

    Ylli, Thimjo ndjese paste, nuk jeton me! As nuk u kujtua kush per ate person te ndershem e te afte.

  8. Vranakonti says:

    Vertete,Jorida Tabaku me sjelljen e saj shume arrogante kaloi çdo kufi te mifesjelljes njerezore dhe zbatimit ligjor. Ajo u thoshte deshmitareve QETSOHU,kur vete ajo ishte sikur i kishe vene trefazorin ne koke. Per mendimin tim Tabaku do ishte me mire te hapin ndonje floktore dhe te punoi si parukiere. Nuk eshte per keto pun te komisioneve ajo.

  9. Nje mergimtar says:

    Ne keto 32-vjet plurivjedhje ,komisjonet palamentar kane qene per te mbuluar vrasjet,grabitjet,korrupsionin e cdo gje qe do te sillte transparenc. Asnje komisjon parlamentar nuk ka dhe nuk mund te marr pozicionin e nje gjykate.Deklaratat ne Kuvend se do tu arestoj SPAK-u,e ke vendin ne burg,apo do te kryhet ky krim (si ai i deklaruar per eurot e tojotave) jane per te mbuluar krimet ku jane bashkepunetor.Te gjitha sa ndodhin jane prishje pazaresh nga keqberesit,(nuk kane marre pjesen e premtuar)Te na thote dikush se pas marrjes se pushtetit,ne qoftese di,ky apo ai eshte perballur me prova ne gjykate.Estrade teper banale.

  10. Likja says:

    Po mire o te dashur Shqiptare, po me thoni pak cfare po ndodh, se jemi larg dhe nuk kuptojme! Kjo Jorida ne emer te kujt flet? Te PD,te Lulit,te Saliut ne emer te vet! Te kujt? Po nuk e kuptojme se sa naive na qenka kjo Tabaku,por edhe belindi ,sa emer i bukuur femrash, ne emer te kujt flasin! Se aty i ka sjelle Saliu! Saliu nga Vicidoli komunisti i fundit ne Shqiperi,vrases,hajdut,spiun,tradhetar! Aty eshte tejkaluar cdo e drejte kushtetuese dhe idiotizmt e Kellicit dhe Laraskes Jorida kane kaluar edhe masen me minimale te arsyes njerezore! A i mbani mend ata Robotet e pare, me ate zerin e tyre karakteristik! Keshtu jane edhe zerat e ketyre mediokerve te Saliut! Keto lloj veprimesh do te kene shume ndikim ne te ardhmen e tyre! Venia ne sherbim te dikujt tjeter eshte nje mungese e madhe intelekti per te mos thene qe keta jane budallenj! Te ndjekesh sot Saliun dhe Lulin eshte jo vetem poshtersi ,per ata qe presin perfitime per sherbimin e kryer,por eshte nje tregues se sa poshte eshte inelekti i tyre!Vetem nje budalla ndjek LuSali ne tatepjeten e tyre aventureske!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje