Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Të gjitha bashkitë kanë rritur buxhetet e pastrimit për vitin 2022

24 Shkurt 2022, 17:01Politika TEMA

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka konfirmuar sot se bashkitë kanë rishikuar me rritje buxhetet e pastrimit për vitin 2022. Gjatë fjalës së saj në Parlament, Kumbaro duke folur për menaxhimin e integruar të mbetjeve si prioritet, tha se 50 milionë euro nga bashkitë janë vënë në shërbim të pastrimit të qyteteve.

“Të gjitha bashkitë këtë vit e kanë konsideruar prioritet, sepse të gjithë nuk kemi qenë aspak të kënaqur kur Himara ishte e mbushur me thasë plehrash që hidheshin nga bizneset, kur Kavaja pyllin e kishte të papastër, të gjitha bashkitë e kanë buxhetuar me prioritet pastrimin dhe 50 milionë euro është shuma totale e buxhetimit të menaxhimit të mbetjeve nga bashkitë të miratuara nga këshillat bashkiakë. Krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 10 milionë euro më shumë, për të pasur një Shqipëri më të pastër”, ka thënë Kumbaro.

Rritja e buxheteve të pastrimit për vitin 2022 ishte një prej kushteve që kryeministri Rama u vuri kryetarëve të bashkive që në muajin tetor, me qëllim shmangien e situatave të pakëndshme të vitit të kaluar, që u panë më së shumti gjatë sezonit turistik.

Në fjalën e saj, Mirela Kumbaro konfirmoi se shumë shpejt do të votohet në Parlament edhe ligji për ndalimin e prodhimit, importimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshe. Gjithashtu ministrja tha se Plani i Pastrimit Kombëtar, i nisur në nëntor të vitit të kaluar nga Vlora, po vazhdon çdo ditë në territor.

“Merremi apo s’merremi me debatet e çatrafillosura politike, Plani i Pastrimit Kombëtar zhvillohet çdo ditë në territorin e Shqipërisë nga të gjitha stafet e bashkisë. Sikur ta kishim nisur që në fillim këtë punë kështu, mbase nuk do të kishim gjithë këto çibanë në tokë”, tha Kumbaro në fjalën e saj.

1 komente në “Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Të gjitha bashkitë kanë rritur buxhetet e pastrimit për vitin 2022”

  1. Ministria e KomshiKulturës says:

    Po ti synete e Sulltanit çhyn këtu? Bashkitë punojnë po ti? Apo çove sallamin ne Butrint si product te rralle turistik. Keto spiunkomunistet sju rri as bytha pa dale pak ne lajme e merobazetarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje