Lukashenko: Forcat bjelloruse nuk janë përfshirë në sulmin ndaj Ukrainës

24 Shkurt 2022, 10:55Bota TEMA

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha se forcat e armatosura bjelloruse nuk po merrnin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Shërbimi i rojës kufitare të Ukrainës njoftoi më herët se trupat ruse sulmuan Ukrainën nga Bjellorusia.

Gjithashtu tha se Rusia ka pasur mbështetjen e Bjellorusisë, për të sulmuar rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale.

“Trupat tona nuk po marrin pjesë në këtë operacion”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje