Presidentja e KE shpall sanksionet ndaj Rusisë: Dënojmë aktin barbar, po vriten të pafajshëm

24 Shkurt 2022, 09:26Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dënoi sulmin e ushtrisë ruse ndaj Ukrainës duke e cilësuar atë si një akt barbar, ku u vranë shumë të pafajshëm.

Më tej, zyrtarja e lartë europiane shpalli në paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë që përfshin ngrirje asetesh dhe aksesin e bankave ruse në tregun e BE.

“Kanë vdekur njerëz të pafajshëm në këto sulme. Dënoj këtë akt barbar. Të ngrijmë të ardhurat e rusëve dhe aksesin e bankave të tyre në tregun e BE”, shkruan Von der Leyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje