Stoltenberg: NATO do të bëjë gjithçka për të mbrojtur të gjithë aleatët

24 Shkurt 2022, 09:07Bota TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar ashpër sulmin e trupave ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se aleanca do të bëjë gjithçka për të mbrojtur të gjithë aleatët.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh”, deklaroi fillimisht Stoltenberg.

Ai nënvizoi se pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t’u angazhuar në diplomaci, Rusia zgjodhi “rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”.

“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike”, shtoi ish-kryeministri norvegjez.

Në përmbyllje të reagimit të tij, zyrtari i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje