“Orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore”, Borell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso

24 Shkurt 2022, 10:17Bota TEMA

Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë që të mos nënvlerësojë Perëndimin.

Në një konferencë për mediat,  Borrell tha se Putin duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.

“Janë orë të tëra të errta për Europën që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë agresion të pakuptimtë në këtë moment mendimet tona janë me njerëzit dhe popullin e Ukrainës, që ne i mbështesim dhe do të jemi më ta”, u shpreh Borrell.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Nga ana tjetër Kiev ka shpallur gjendjen e luftës. Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

 

1 komente në ““Orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore”, Borell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso”

  1. Ata qe kan nisur gjithmone Luftrat ne kte Bote ata i nxisin ala sot .
    Kjo Retorike e tipit Borel eshte luftenxitese e Provokuese dhe nuk i flet aspak Paqes .
    Kta jan biojt e Satanit qe jetojne vetem nen Zjarre e duke pare viktima popuj qe vriten dhe vuajne
    bijt e baballareve te Putanes Plake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje