Zelensky: Rusët janë nazistët e Luftës së Dytë Botërore

24 Shkurt 2022, 11:12Bota TEMA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar sulmin rus në orët e para të mëngjesit si nazistët që nisën Luftën e Dytë Botërore.

“Rusia sulmoi pabesisht shtetin tonë në mëngjes, siç bëri Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore”, shkruan ai në median sociale Twitter.

Sipas tij sot, vendet janë në anë të ndryshme të historisë botërore.

“Rusia ka nisur një rrugë të së keqes, por Ukraina po mbron veten dhe nuk do të heqë dorë nga liria e saj pavarësisht se çfarë mendon Moska”, thekson ai në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje