Assad vlerëson bombardimin e Ukrainës nga Rusia, përgëzon Putinin: Korrigjove historinë

25 Shkurt 2022, 15:37Bota TEMA

Në një bisedë telefonike me Vladimir Putin të premten, presidenti sirian Bashar al-Assad vlerësoi pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus duke e cilësuar një “korrigjim të historisë”. Lajmin e bëri të ditur me anë të një deklarate presidenca siriane.

Edhe Assad dënoi “politikën destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s, e cila çoi në një degradim serioz të situatës në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

Putini ishte një nga mbështetësit kryesore të forcave qeveritare pro-Assad gjatë luftës civile në Siri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje