Lufta në Ukrainë, Perëndimi po monitoron lëvizjet ruse në Ballkan

25 Shkurt 2022, 13:02Rajoni TEMA

Zyrtarët e Inteligjencës amerikane dhe të shteteve të tjera Perëndimore, po i kushtojnë një vëmendje të madhe çdo lëvizje të mundshme ruse në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, i cili citon një burim nga Inteligjenca amerikane. Megjithatë, ata nuk kanë vërejtur deri tani asgjë të pazakontë.

Gjithashtu, po vëzhgohet nga afër edhe përdorimin i aseteve ushtarake të Rusisë në Moldavi, ku Moska mbështet separatistët në Transnistrisë.

Vëmendja e shtuar tregon shqetësimin e vazhdueshëm të Perëndimit për ambiciet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se ato mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

“Putin ka bërë të qartë se dëshiron të ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik”, tha Blinken një ditë më parë në një intervistë për CBS.

Burimi ka thënë për CNN se zyrtarët e Inteligjencës Perëndimore, vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë e Kievit.

1 komente në “Lufta në Ukrainë, Perëndimi po monitoron lëvizjet ruse në Ballkan”

  1. blushi says:

    Me siguri do ti vene sanksione Rusise apo Rusia do te vere sanksione BE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje