Moska mbyll hapësirën ajrore për britanikët

25 Shkurt 2022, 12:03Bota TEMA

Asnjë avion britanik nuk do të mund më të fluturojë mbi territorin rus.

Moska, ka mbyllur zyrtarisht hapësirën e saj ajrore për avionët britanikë, ose të cilët mund të lidhen me Mbretërinë e Bashkuar. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë autoriteti i aviacionit civil rus.

Tensionet mes Londrës dhe Kremlinit kanë qenë të larta në orët e fundit, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, ka qenë ndër liderët më të zëshëm kundër Vladimir Putinit dhe i cili i ka shpallur i pari sanksionet ndaj Rusisë.

Masa e marrë tashmë nga Moska, nuk dihet si do të ndikojë në vijimin e mëtejshëm të retorikës diplomatike mes dy vendeve.

1 komente në “Moska mbyll hapësirën ajrore për britanikët”

  1. Sara says:

    I plasi trapi britanikeve per haperien e Siberise… ku do vene Abramovicet me shoke qe kane katandine ne Londer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje