Vajza ruse në mbështetje të Ukrainës: Jemi një familje

25 Shkurt 2022, 10:02Bota TEMA

Shtetësja ruse Kseniia Gulomalieva u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në këtë situatë përkrah Ukrainën.

“Për momentin jemi të gjithë të trishtuar dhe askush nuk do luftë. Në këtë moment unë mbështes Ukrainën”, u shpreh ajo për Euronews.

Gjatë intervistës vajza tregoi se për momentin ndodhet në Stamboll, por e gjithë familja e saj është në Rusi.

Ajo u shpreh e sigurt se nëse do të ishte në Rusi patjetër që do të dilte në protestë kundër qeverisë për veprimet e fundit ndaj Ukrainës.

“Po, do të dilja në protestë sepse ne jemi një familje”, u shpreh ajo.

1 komente në “Vajza ruse në mbështetje të Ukrainës: Jemi një familje”

  1. Qwert says:

    Ruse muti. Shoqeri e mallkuar qe nuk hiqni dore nga Komunizmi dhe lufta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje