Analisti politik amerikan, Ian Bremmer, ka siguruar dhe ka publikuar një komunikim të shkurtër mes forcave ukrainase dhe forcave ruse para se këto të fundit të sulmonin një ishull të vogël të Ukrainës.
Në këtë pjesë të komunikimit, një ushtar ukrainas lajmërohet nga një luftanije ruse:
“Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?”
Më pas, një ushtar ukrainas dëgjohet duke i thënë bashkëluftëtarëve të tij: “Kjo ishte. A t’i them që të q*** veten?”
Një koleg ia kthen me ironi: “Për çdo rast.”
Ushtari ukrainas ia lëshon zërin pajisjes së komunikimit dhe thotë: “Luftanije ruse, shko q*** veten”.
Ishulli i vogël “Ostriv Zmiinyi” ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Rumaninë.
Raportohet se ishulli është marrë nën kontroll nga rusët, pas flijimit të 13 ushtarëve ukrainas.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Gjigand!! Me sakte do te ishte t’u thoshte shkoni q… nenat tuaja sic e keni zakon
Trima te rralle… Lavdi heronjve!
Tamam BURRA te vertete ne kuptimin e plote qe ka PASUR dikur fjala burre ne Shqiperi…dikur ama… te gatshem te vdesin me mire ne fushe te betejes,se sa te dorezohen!
Iku trimi ama
Vetem Trimat japin jeten…nuk kane lindur te gjithe ta tregojne veten qe jane BURRA,pjesa tjeter jane burracake.
Ti Juventus rri fshihu pas ndonje peme me mire,se mos te kapi ndonje plumb qorr online duke lexuar lajmet per luften ne Ukraine…????
Zoti i ndihmofte keta burra Trima qe po perballen me nje fuqi si rusia
Lavdi, u prehshin ne paqe keta bij nenash. I am in tears and Ukraine is proud of them .