Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, publikoi një video-mesazh të ri të premten në mëngjes, duke bërë thirrje për rezistencë përballë sulmit rus dhe duke i kritikuar aleatët e vendit të tij për herë të dytë brenda pak orëve.
“Këtë mëngjes, ne po e mbrojmë vendin tonë vetë. Njësoj si dje, shteti më i fuqishëm në botë shikoi nga distanca”, tha ai në videon e publikuar në Facebook dhe, siç duket, iu referua Shteteve të Bashkuara.
“Rusia u godit me sanksione dje, për këto nuk janë të mjaftueshme për t’i larguar këta trupa të huaj nga toka jonë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes solidarizimit dhe vendosmërisë”, shtoi ai.
Presidenti Zelenskiy gjithashtu tha se populli ukrainas po vazhdon të rezistojë duke shfaqur heroizëm të vërtetë. “Armiku është ndalur në shumicën e drejtimeve. Ka luftime që po vazhdojnë. Ne nuk do të lodhemi”, tha ai.
“Në orën 4 të mëngjesit, forcat ruse vazhduan që të kryenin sulme me raketa në territorin e Ukrainës. Ata thonë se po i vënë në shënjestër vetëm objektet ushtarake, por këto janë gënjeshtra. Në të vërtetë, ata nuk dallojnë se në çfarë zona operojnë”, shtoi presidenti ukrainas.
të lajmëroi mor hajvan që prej dy muajsh!!
të dha data të sakta por ti “i besove shërbimit tënd të inteligjencës”,ti i kërkove të “vetpërmbahej,amerikës(gati nuk e quajte me të njëtën gjuhë si lavrovi,”histerizëm”),e të mos shkaktonte panik në popull”,në vënd që të vendosje gjëndjen e jashtëzakonshme e të vije në alarm ushtrinë!
bythec muti,u kape aq i papregatitur,si ti dhe ushtria tënde,sa dhe ne njerzit e thjeshtë!!
të mashtruan njerëzit e tu”shërbimet inteligjente”,të cilat ka shumë mundësi të jenë të kapura nga putini!!
amerika nuk po të lë vetëm,por mos harro se amerika nuk është putini!!ka ligje dhe rregulla që në shumicën e rasteve i zbaton!!