Blinken i bindur se Putini do të rrëzojë Qeverinë e Ukrainës

25 Shkurt 2022, 08:59Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk ka më asnjë dyshim se Vladimir Putin, nëpërmjet sulmeve agresore të nisura ndaj Ukrainës, ka për qëllim të rrëzojë Qeverinë e Kievit dhe të marrë në dorë frenat e lojës.

Në një intervistë për rrjetin medial amerikan, ABC, Blinken tha “është pjesë e një plani rus”, sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas dhe marrja e pushtetit. Qytetet e tjera të mëdha, janë po ashtu në shënjestër, duke pasur sulme që vijnë nga veriu, jugu dhe lindja e Ukrainës.

Sa i përket një sulmi rus të mundshëm përtej kufijve ukrainas, ai nuk e përjashtoi si mundësi. Megjithatë, paralajmërimi ka qenë i qartë se, një sulm ndaj një vendi të NATO-s, është një sulm ndaj gjithë aleancës.

Ndaj, për këtë arsye, Amerika dhe partnerët e tjerë, mund të nisin një luftë të vërtetë dhe të konfliktohen në mënyrë direkte me Moskën.

Diçka e tillë nuk mund të ndodhë sakaq në rastin e Ukrainës, pikërisht për faktin se vendi nuk është pjesë e forcës më të madhe ushtarake në botë. Ndihma ndaj tyre, do të limitohet në asistim të trupave ukrainase dhe sanskionime të fuqishme ndaj Kremlinit.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se do të mbrojmë çdo centimetër të territoreve në vendet aleate. Unë mendoj se është gjëja më e pamendueshme, që Putini të sulmojë përtej Ukrainës”, theksoi ai.

Një çështje tjetër me rëndësi, është edhe ajo e sanksioneve direkte ndaj Vladimir Putinit. Opsion, i cili është në tavolinë sipas Blinken, siç e ka theksuar edhe vetë Joe Biden gjatë një konference për shtyp.

Për këtë gjithsesi, situata duhet të përshkallëzohet më tej.

2 komente në “Blinken i bindur se Putini do të rrëzojë Qeverinë e Ukrainës”

  1. Tirona says:

    America,Evropa e bejne fakt te kryer,ja dhane lejen Rusise te pushtoje Ukrainen.Me kete gjuhe,qe po shkele nje cm toke te vendeve te Nato-s,do hidhemi ne lufte.Kjo do te thote vazhdo ne Ukrahine.Ukrahina u la vetem,fillikat.Mjere populli qe vuan,e tmerrshme.Bote e poshter,luftrat nuk mbarokan kurre.Peshku madh ha te voglin.

  2. Syri Shqiponjes says:

    o gazetar cfare e ke kete titull”” i bindur qe do ta rrezoje””???!!! Thote ka si qellim qe ta rrezoje jo se eshte i bindur se kjo gje do te ndodhe….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje