Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me strukturat e degës 12 të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha iu përgjigj Berishës duke e cilësuar atë si opozitës së opozitës.
“E rëndësishme qe gjithçka është brenda familjes. Ndryshe sa nga pretendojnë një grusht njerëzish qe e kane vjel e mjel deri ne fund pushtetin, qe ia kane marre mushtin deri ne piken e fundit dhe pastaj janë përpjekur ta hedhin si bërsi strukturën e PD dhe sakrificën e tyre.
Ndryshe nga një grusht njerëzish qe e kane pare gjithmonë partinë si çifligun e tyre, si një mundësi dhe mjet përfitimi. Tani këtu ndodhet shumica dërrmuese e demokratëve qe PD e shohin për atë qe ka lind, për atë qe është e për atë qe do te jete gjithmonë: Shpresa e shqiptarëve, instrumenti ne duart e shqiptarëve për te përmirësuar jetën e tyre. Qe do te thotë ne kontekstin aktual politik, instrumenti i shqiptarëve për te sjelle një ore e me parë ndryshimin.
E në këtë pike te betejës dy gjëra kane rëndësi. Qartësia që vjen nga te menduarit qartë dhe vendosmëria. Kur ke përpara faktet, te vërtetat, kur i ke te qarta argumentet, mjafton te vendosesh mendjen ne pune. Ndaj një pjesë e atyre qe nuk i takojnë asaj kategorie qe i shtrydhin deri në pikën e fundit mushtin dhe donte ta hidhte PD dhe strukturat e PD, si bërsi tutje. D
he qe edhe ne kohen e opozitës kane vazhduar pareshtur përfitimet, ne bashkëpunim me pushtetin aktual, ata apo një pjese tjetër qe nuk ka arritur dot te mendoje me mend por është tradhtuar nga ngjarjet është detyra jone dite pas dite, jave pas jave tu qëndrojmë afër dhe tu bëjmë te kuptojmë qe për PD nuk ka rruge tjetër, qe te qëndrojë e forte, e madhe dhe alternativa qeverisëse e vendit qe te mund te zgjedhe te ardhmen”, tha Basha.
Borat Veshgjati mbetet nji nder Kllounet me te neveritshem qe po ja kalon vet kryeshekerdhatave salih e meta
me injorancen e tij e formimin primitive si qytetare ,sepse dihet qarte tashme ,
eshte i rrethuar nga injorante Deshtaku .
–
Sqarim per Dordolecin e e ares me kallamoq ,qe i ka larg vreshtat e rrushit dhe
e njejh rrushin thjeshte si frut :
Pra Mushti _ eshte Lengu i cili del nga shtrydhja e rrushit ,mbasi eshte hedhur ne Makineri ,
ku kokrrat ngahen nga bishtat e veriges ,i cili hidhet me nji pompe ne Vaskat e Medha
ku zhvillohet ne proces fermentimi ne Vaska te mbyllura ose Bude te Medha vere,
ku lengu bie poshte e ndahet pastaj nga levoret e korres se shrydhur te rrushi .
E para kjo se c’eshte Mushti eshte e qarte .Eshte lengu i rrushit .
–
Cfar eshte bersia !
Mbasi mushti pas X ditesh ka arritur ne parametrat e duhura te veres se kerkuar ,pra eshte bere Vere ,
ajo qe mbetet nga kokrrat e rrushut te shtrydhur , nxirret nga Vaskat pasi i eshte marre lengu (Mushti)
dhe futet ne nji Prese ,ku presohet dhe nxjerr jashte gjithe lengun e mbetur aty ,
e coilaq shpesh perzihet me rrushin e rakis ,
dhe
cfar mbetet nga ky presim Quhet Bersi !
–
Pra kaqoli bash duhet te thoshte shtrydhi rushin e mori Mushtin e jo bla bla bla .
Zhduku nga Politikan Shqiptare se edhe ne rolin e Manikinit je i Deshtuar .
Nuk kam asnji interes ne Politike por per Shqiperine e kapur e marre Peng ,nga kto banda mashtruesish FalePolitikane