Raportet e inteligjencës britanike dhe NATO-s: Forcat ruse në Ukrainë kanë probleme të shumta

27 Shkurt 2022, 11:24Politika TEMA

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se ushtria ruse ka hasur në rezistencë të forte të ushtrisë ukrainase në mbarë vendin.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se Rusia po përparon në Ukrainë “në drejtime të shumta”, por po ndeshet me “rezistencë të fortë” të ushtrisë ukrainase.

Sakaq, një zyrtar ushtarak i NATO-s ka thënë se forcat ruse, përveç me rezistencën e ushtrisë ukrainase, po përballen edhe me probleme të tjera.

“Ata kanë probleme. Kanë mungesë nafte, po ngadalësojnë. Morali, pa dyshim, është një problem”, ka thënë zyrtari, duke iu referuar raporteve të inteligjencës së NATO-s.

Sipas zyrtarit të NATO-s, Rusisë po i del situata nga duart, pasi forcat ruse në Ukrainë janë shumë prapa parashikimeve që ishin bërë.

8 komente në “Raportet e inteligjencës britanike dhe NATO-s: Forcat ruse në Ukrainë kanë probleme të shumta”

  1. Xha Jaho says:

    Nuk kane probleme, por po ndergjegjesohet Ushtria Ruse se kjo eshte nje lufte e pa drejte qe po bejne dhe dhe gjeneralet e saj sapo kane filluar te sabotojne urdherat e Moskes, se ushtria Ruse nuk eshte ushtri nzishte, pushtuese, ajo eshte nje ushtri per te mbrojtur paqen e vendit te saj ?????

  2. E drejta says:

    Ndersa usa i kishte te tera ne rregull ne afganistan kur ja mbathte duke lene ne meshire te fatit me qindra mbeshtetes
    I kishte ne rregull te tera kur ja mbathte nga iraku dhe nga iss
    E mos flasim per libi vietnam etj.
    Lereni propaganden e perallat se nuk pyet njeri per popujt
    Po politikanet te shikojne se po e cojne boten ne perplasje berthamore
    Pastaj do quraviten se humben luksin po ngelen gjalle ne ndonje bodrum si minjte

    1. Shqipe says:

      O “E drejta “; je ne metro ti mo,do te thoshte Jovan Bregu…

  3. Taulant says:

    Nese putini eshte nje i cmendur, nuk besoj se te tille jane te gjithe ushtaraket ruse. Rrofte Ukraina dhe trimat dhe trimereshat e saj.

  4. USA says:

    Ukraina po i thyen brinjet “Ushtrise se lavdishme ruse” Mijra te vrare dhe qindra te kapur rob plus dezertoret..Putin eshte cmendur dhe nuk di si te dali nga kjo situate ku e futi Rusine Nga cdo ane eshte i rrethuar me sanksione Vlera e rubles ka rene aq shume sa shume shpejt ruset vetem bythen mund te fshine me ato .Disfata e ushtrise ruse do jete me keq se ajo qe pati ne afganistan dhe do terhiqen me turp dhe humbje te pallogaritshme ushtarakisht ,ekonomikisht,politikisht Sot e gjithe bota e urren Rusine fale nje idioti si Putin

  5. Piro says:

    Saliu gjithe shpresat i ka te “ushtria e lavdishme” ruse e Putinit.
    Evetmja shprese qe e mban gjalle.

  6. Balo says:

    Ashtu??
    Po atëhere mos t’a vrasim mëndjen fare ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje