Paralajmërimi me armë bërthamore, NATO reagon ashpër ndaj Putin: I papëgjegjshëm, retorika e tij e rrezikshme

27 Shkurt 2022, 16:10Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se retorika e presidentit, Vladimir Putin, është e “rrezikshme”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Putin njoftoi gatishmërinë e lartë e forcave bërthamore.

Për Stoltenberg ky vendim i presidentit rus është shenjë papërgjegjshmërie.

Putin, i ka kërkuar Ushtrisë së tij, që të vendosi forcat e “Parandalimit Bërthamor” në gatishmëri të lartë.

Kjo si përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s. Ky urdhër është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Sipas saj, Putin ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s lejojnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj, ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të transferojnë forcat e ‘Parandalimit’e në atë të detyrës luftarake”, tha Putin në deklaratën.

Nuk dihet ende se çfarë përfshin “mënyra e veçantë e detyrës luftarake”.

3 komente në “Paralajmërimi me armë bërthamore, NATO reagon ashpër ndaj Putin: I papëgjegjshëm, retorika e tij e rrezikshme”

  1. demokrati says:

    Hitleri i Kremlinit kerkon te bleje kohe per planB.A nuk tha Marreveshja e Minskut nuk ekziston pasi vet e nenshkroi? Vetem nje Shaufenberg rus mund ta shpetoj rusine dhe boten nga ky sociopath me arme berthamor e.

  2. Korcari1 says:

    Nga 253 lufterat nga lufta e dyte boterore 201 Jane filluar ose Jane ndikuar nga USA. NATO eshte nje vegel per te mbeshtetur agenden .

  3. Beni says:

    Bllofin do lozi tani me presion se mori fund,nuk e do putini jeten e tij dhe te femijeve te tij qe kane biljona dollare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje