“Shqipëria po e përfaqëson më së miri Evropën”

27 Shkurt 2022, 15:35Politika TEMA

Deklarata e ambasadorit të përhershëm të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka marrë vlerësimin e shumë personaliteteve ndërkombëtare.

Një ndër këta edhe Wolfgang Lucht, i cili është drejtuesi i Departamentit të Kërkimit në Universitetin e Berlinit dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qeverisë gjermane.

Me anë të një postimi në median sociale Twitter, ai shkruan se ambasadori i Shqipërisë ka dhënë deklaratën më të qartë, më të palëkundur dhe më të vendosur nga të gjitha të tjerat.

“Gëzohem që Shqipëria po përfaqëson kaq mirë Evropën”, shprehet Lucht.

Hoxha e nisi fjalimin e tij më një paraqitje të situatës në Ukrainë, ku në momentin që ambasadorët po diskutonin ajo po bombardohej.

“Ukraina po bombardohet nga një vend më i fuqishëm, fqinji i tij, që ka vendosur se dëshiron të kthejë mbrapsht orën historike, anëtar i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit, të cilit bota i ka dhënë fuqinë dhe besimin për të vendosur për paqen dhe sigurinë”, tha ambasadori shqiptar duke mos e kursyer Rusinë.

Sipas tij, kjo e fundit me agresionin e saj të paprovokuar, jo vetëm që po shkakton dhimbje të patregueshme, por po shkakton një situatë të paprecedentë humanitare.

Hoxha ravijëzoi se Rusia ka njollosur Kartën e OKB-së me gjak të pafajshëm, po varros nën rrënojat e shkatërrimit në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që të thonë JO, ta ndalin këtë çmenduri.

4 komente në ““Shqipëria po e përfaqëson më së miri Evropën””

  1. Europa Kurve ne cdo kohe e ka shfrytezuar Shqiperine ,
    qe nga koha e Skenderbeut e deri me sot ,ku duke qit Naivin Shqiptare ta qisi para Ariut Ruse
    e egersoje ate me shume drejt Shqiperise ,(gje e cila nuk do ngeli pa pasoja Negative per Shqiperine e do
    ta vuajm ne si shqiptare )
    sepse vet ruajti Bythen duke püerdorur si Kamikace shqipkarin ne OKB ,
    ashtu si dergojne edhe ushkaret shqiptare kudo ,duke mos i dhen asnji lloj ndihme Ushtrise Shqiptare
    e lene te c’aramatosur Nudo para hienave ,si dikur ashtusi i pelqen Kurves Plke

    1. Ilir says:

      Ti si shqiptar…?! Ti s’je shqiptar… te vjen era perrc nga ajo qe nxjer nga go…

  2. dikur says:

    Pp po na kujtove” Xhaxhin ” ne mbledhjen e 81 partive …. Duam ta harrojnme poja qe he….!

  3. spaku pordhacaku says:

    Bravo ambasadorit…tha te verteten dhe jo vetem….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje