“Ish-kapiteni Zoria Luhanskut mund të vijë në Shqipëri”, Xhihani tregon gjendjen në Ukrainë: Janë shumë të panikosur

28 Shkurt 2022, 15:08Sport TEMA

Situata në Ukrainë vijon të mbetet shqetësuese, pavarësisht se mëngjesin e nesërm do të mbahet një takim mes presidentëve Pu.tin dhe Zelenski.

Banorët ukrainas po e përjetojnë shumë keq lu.ftën në shtetin e tyre, ndërsa Parid Xhihani tregon bisedat që ka pasur me miq të tij në Luhansk. Ish-futbollisti shqiptar ishte i ftuar në një lidhje direkte me “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka deklaruar se u ka hapur dyert e shtëpisë së tij ish-shokëve të skuadrës së Zoria Luhanskut, të cilët janë panikosur nga situata në vendin e tyre.

“E kam përjetuar shumë keq. Kam luajtur tre sezone në qytetin që sot është i pafunksuonshëm, Luhansk. Është një situatë shumë e keqe. Edhe para pak minutash u lidha me ish-kapitenin e ekipit në kohën time. Mbi 200 ndeshje në Zoria Luhansk.

Situatë shumë e rëndomtë. Po të kalojmë Poloninë ka mundësi të vijë edhe në Shqipëri. Unë i kam thënë që derën e kanë të hapur të gjithë. Kur ra tërmeti këtu në 2019 ata ishin të gjithë gati dhe më thanë të shkoja të jetoja atje.

Është një anë emocionale shumë e rëndë. Janë shumë të panikosur, për vetë faktin se nuk e dinë si do eci, nuk e dinë çfarë do bëjnë. Para dy ditësh pata një kontakt me një gazetar dhe më tha se do iknin gruaja dhe fëmijët dhe do lu.ftonte”, ka deklaruar Parid Xhihani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje