“Lutem për paqe”, Ronaldo prek me postimin e tij: Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë

26 Shkurt 2022, 17:26Sport TEMA

Ajo që po ndodh në Ukrainë, lufta që ka shpërthyer në të gjithë anët, ka prekur të gjithë botën, të gjithë bashkohen me popullin ukrainas duke shprehur solidaritet në forma të ndryshme.

Edhe bota e futbollit është bashkuar rreth Ukrainës, ndërsa protagonistë të ndryshëm kanë dalë publikisht duke bërë thirrje që lufta të ndal sa më shpejt të jetë e mundur.

Nuk mund të mungonte një thirrje nga futbollisti më i ndjekur në rrjetet sociale, një thirrje zemre nga C.Ronaldo:

“Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë. Lutem për paqe në botë tonë”, shkruhej në postim.

Shumë lojtarë janë solidarizuar me dhimbjen e popullit ukrainas, por dhe janë marrë masa ekstreme ndaj Rusisë, ku ndër to ishte heqja e të drejtës për të luajtur finales e Champions-it në Shën Petersburg.

1 komente në ““Lutem për paqe”, Ronaldo prek me postimin e tij: Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë”

  1. rexha 10 says:

    BLA BLA BLA BLA ME 40 PORSHE E MILIONA PARA TE HUDHURA NE NDERTESA LLUKSOZE .LERE PASTAJE EVAZIONET E BERA .NJERI ME KARAKTERE PREJE NJE KRYENECI . PORDHACET E FUTBOLLIT TE TIPIT MERCENARESH .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje