“Djali im ka gjak ukrainas”, Szczesny: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, refuzoj të zbres në fushë!

26 Shkurt 2022, 16:56Sport TEMA

Polonia vendosi të mos zbres në fushë, të mos luaj kundër Rusisë në “playoff” e Botërorit, pas sulmuesve të vazhdueshme që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës.

Në krahë të vendimit të marrë nga federata polake ka dalë edhe portieri i Juves, Wojciech Szczęsny:

“Bashkëshortja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainasi, një pjesë e familjes tonë ndodhet ende në Ukrainë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të mi janë nga Ukraina dhe janë njerëz të shkëlqyer.

Të shohësh fytyrën e tyre kupton frikën e madhe që i ka mbërthyer, frikë për vendin e tyre. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e një vendi si Rusia.

Refuzoj të qëndrojë në këmbë e të dëgjoj himnin e tyre. E di që thirrja ime është thjeshtë simbolike por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të reagojnë”, shkruan ndër të tjera Szczensy.

1 komente në ““Djali im ka gjak ukrainas”, Szczesny: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, refuzoj të zbres në fushë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje