Nga Ylli Pata
Fuqia e reagimit të të gjithë vendeve perëndimore ndaj pushtimit rust ë Ukrainës, e natyrisht ndëshkimi i ashpër dhe i përshkallëzuar ndaj Vladimir Putinit, natyrisht që është një zhvillim politik që ka ndryshuar sidomos Bashkimin Europian, si një fuqi politike e Bashkuar.
Një fuqi, që u vu re që gjatë panemisë së Covid 19, ku Europa reagoi si një entitet i bashkuar për të përballuar krizën, si dhe për të parandaluar pasojat e saj në ekonominë dhe jetën e njerëzve.
Lufta e nisur tashmë me Putinin, përveçse një reagim i rëndësishëm vlerash për të përballur një të keqe që në mënyrë të njëanshme tentoi të ndryshojë Europën me anë të forcës, do të ndryshojë edhe konfigurimin politik të kontinentit dhe mjedisit euroatlantik në të ardhmen.
Siç e ndryshoi ndërhyrja në Kosovë në vitin 1999, por me ndërhyrjen e disa vendeve aleate me Rusinë, një pjesë e Perëndimit u mor më shumë se si të “llastojmë” Vladimir Putinin, i cili në vitin 1999 ishte i zënë me marrjen e pushtetit dhe me luftën në Çeçeni, e cila ishte ajo që betonoi themelin e qeverisjes së tij tashmë 20 vjeçare.
E pikërisht Ballkani do të ketë një ndryshim shumë të rëndësishëm, natyrisht edhe si pasojë e qëndrimit proaktiv të administratës së Presidentit Biden për të ndaluar influencën negative të Moskës në rajon.
Influencë, e cila në gjithë këto vite ka prekur jo pak edhe politikën shqiptare.
Kur dëgjon fjalët e Putinit sot për “Perëndimin hipokrit që është një Perandori e Gënjeshtrës”, duket se je në panelet e darkës shqiptare, kur sulmohen diplomatët e qeveritarët e SHBA-së thjesht sepse kanë ndëshkuar Sali Berishën, apo kanë kritikuar rëndë Ilir Metën.
Por për të qenë më konkret, ja vlen të kujtojmë lëvizjet që kanë ndodhur këtu në përplasjen e egër me Perëndimin, nga politikanët që u frikësuan dhe u alarmuan me reformën në drejtësi.
Ishte viti 2017, kur në Maqedoni, Moska zyrtare tentoi që të mbajë në pushtet Nikolla Gruevskin, në mënyrë që Maqedonia të mos pranohet në NATO, gjithashtu edhe Mali i Zi, ku si objektiv ishte mos krijimi i këtij koridori sigurie që kanë rrethuar Serbinë, me të gjithë vendet anëtare të Aleancës Atlantike.
Nikolla Gruevski, kreu i partisë nacionaliste maqedonase VRMO-DPMNE, doli në zgjedhjet e dhjetorit 2016 si parti e parë, por që nuk kishte votat për të formuar qeverinë. Ai i kërkoi BDI-së së Ali Ahmetit që të lidhë aleancë me të, por kreu i partisë më të madhe shqiptare tha se duhet të konsultohem me aleatët.
Kjo situatë ishte mjaft e tensionuar atëherë e ngjante si Big Brother. Në Shkup vrapuan menjëherë njerëz të Berishës dhe Ilir Metës, për të bindur BDI-në që të bënte aleancë me Gruevskin.
Madje një mbështetës mediatik i Ilir Metës në Prishtinë, këtë e ka bërë edhe publikisht. Edi Rama, nga ana e tij, thirri partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për të arritur një qëndrim të përbashkët për qeverinë e Shkupit. Nga ku doli edhe “Deklarata e Tiranës”.
Qëndrim që dukshëm ishte në linjë me aleatët e Perëndimit. Por ky takim u sulmua atëherë ashpër nga Fatmir Mediu, një nga aleatët më të ngushtë të Berishës e Metës.
Ishte ky konfizion që krijoi kushtet e tragjedisë së prillit 2017, kur paramilitarët e Gruevskit rrahën për vdekje Zijadin Selën e Zoran Zaevin në sallën e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Siç u bë e ditur edhe nga mediat e njohura të Europës, në atë skenar u përfshinë edhe shërbimet secrete ruse, njerëz të të cilëve u përmendën me emër e mbiemër.
Edhe paramilitarët e Gruevskit dolën në demostrata me pankarta ku shanin ambasadorin e SHBA, George Sorros, e politikanë të njohur të BE.
Gruevski, e bëri gjithë atë zullum me Moskën, thjesht për të mos u hetuar nga Prokuroria Speciale e vendit të tij për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.
Ashtu siç edhe tek ne, i gjithë zulmi anti-perëndimor, i cili vijon edhe sot, ka thjesht interesa personale, dhe jo një doktrinë politike, e cila tenton të krijojë mbështetës, siç ka qenë partia e Enver Hoxhën pasi mori pushtetin në 1944-n.
Siç po ndodh edhe sot, kur po e konsiderojnë gjykatat shqiptare si të varura nga Erion Veliaj, vetëm e vetëm se morën një vendim kundër Armando Dukës.
Po sikur gjykata të kishte marrë vendim pro kreut aktual të FSHF-së? Natyrisht do të ishte gjykata më e mirë në botë, ose do të krijonin teori konspirative se ka lojë prapa.
Gjithsesi, epoka e ditëve të përballjes së madhe me Vladimir Putinit, të Perëndimit tashmë të bashkuar siç ka qenë në luftën e Kosovës, do të sjellë ndryshime drastike edhe në Ballkan, e natyrisht në Shqipëri.
E në këtë atmosferë shkundjeje, pjesën e vet do ta ketë edhe drejtësia e re, sidomos SPAK…
Shume i drejte arsyetimi. Por duhet dhene merite edhe “300 spartaneve” te Ukraines te cilet po ndryshojne Europen dhe po gjallerojne boten. Sic e tha edhe Zelenskyy, forca e tyre qendron tek e verteta. E verteta do te largoje rete qe kane mbuluar demokracite perkohesisht. Pasi te mbaroje kjo beteje ne Ukraine, do ti vije fundi shume plehrave qe tashme nuk kane me asnje shprese, sepse as berthamorja e Putinit ne kahun tjeter nuk eshte me shprese per ta.
O Rose a Pate cfare je…rasti jot eshte:Stambolli digjet Pata krihet.
Eh te lumte o Ylli Pata, e nxorre sufllaqen edhe per sot. Kjo qe thua ti eshte pak si puna e asaj, kemi nje pallat me 7 kate, cdo kat ka nga 10 dhoma, a mund te na thoni pak sa vjeç vdiq mamaja e pronarit te pallatit.