Frikë nga Rusia? Një tjetër shtet ish-sovjetik do të aplikojë për anëtarësim në BE

2 Mars 2022, 21:40Bota TEMA

Gjeorgjia, një ish-vend sovjetik në brigjet lindore të Detit të Zi pritet të aplikojë në mënyrë urgjente për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

Lajmi u dha nga partia në pushtet “Georgian Dream”, pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Kreu i kësaj partie, Irakli Kobakhidze tha për gazetarët se do t’i kërkojë unionit europian të rishikojë aplikimin e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në mënyrë urgjente dhe t’i garantojë asaj statusin e vendit kandidat.

Gjeorgjia është një vend që gjithashtu ka problemet e saj me Rusinë. Prej vitit 2008, Rusia kontrollon rajonet e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në Gjeorgji, kur trupat ruse dëbuan me forcë ushtrinë vendase.

1 komente në “Frikë nga Rusia? Një tjetër shtet ish-sovjetik do të aplikojë për anëtarësim në BE”

  1. Géorgie says:

    Vendet me te ndyra dhe perfituese jane vendet e lindjes Géorgie ka bere 6 here kerkese per tu aderuar ne unionin sovjetik dhe nuk e pranonin se konsideroheshin si popull bandit si perfundim u be piese e unionit ne momentet qe nuk kane interes te Rusia hopa u hodhen ketej nga europa neser shkojne prape nga Rusi nese fuqizohet ehhhh dhe europa nuk e kuptone bene sikur nuk e kuptone nje dreq e di

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje