Moska raporton për herë të parë vrasjen e ushtarëve rusë

2 Mars 2022, 18:40Bota TEMA

Kremlini zyrtar ka treguar për herë të parë që nga nisja e ofensivës në Ukrainë, me bilancin e viktimave në radhët e ushtrisë, në 6 ditë luftime tashmë.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se 498 ushtarë janë vrarë ndërsa 1597 të tjerë janë plagosur gjatë “operacionit special” ushtarak në Ukrainë.

Nga ana e Ukrainës, bilanci i fataliteteve në radhët e ushtrisë ruse është disa herë më i madh.

Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky u shpreh se mbi 6000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë rezistencën 6 ditore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje