“Unë mirëpres miratimin e rezolutës nga një shumicë e paprecedentë shtetesh me një thirrje të fortë ndaj Federatës Ruse që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar shtetet që votuan pro rezolutës.
“Ju keni zgjedhur anën e duhur të tregimit. Shkatërruese për agresorin, rezultatet e votimit tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është pas nesh. Fitorja do të jetë e jona!”
Menjëherë pas tij, përmes një Twitter-i, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka thënë se 141 vota janë pro paqes në Ukrainë.
“Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!”
Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.
Gjithashtu, në të përfshihet edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh, të cilën Rusia e ka krijuar me agresionin.
Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.
“Si pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara, duhet të zgjedhim”, shtrohet çështja në të. “Ose do t’i qëndrojmë Kartës së OKB-së, në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial të saj dhe pavarësisë, ose do t’i lejojmë Rusisë të na çojë pas në kohë, në epokën e imperializmit, kolonizimit dhe perandorive”.
Artikulimi vijon, duke parashtruar se me unitet, kësaj vuajtjeje, mund t’i jepet fund. Jo thjesht për njerëzit në Ukrainë, por për gjithë botën që zgjedh paqen dhe diplomacinë mbi luftën dhe agresionin.
“Si parim, ky dokument, nëse nënshkruhet nga vendet e tjera, është një votë pro botës së lirë”, përmbyllet rezoluta.
Mos e rruaj se me ty eshte bota o koqe kandari .
Fute ukrainen ne konflikte bastarde
Tamam BABALE.
Ik o rrot kari leje shqiprin se po te qijn para mbrapa
Po Shqiperia cfare Fiton,nuk e kuptoj,si Miu mes Elefateve,ne me viza per Amerike,akoma nuk kemi marre as vend kandidat per BE,Serbia Po hap marreveshje e fundit per hyrje ne BE.Zelenski Po lufton vellezerit e tij sllave per planet e amerikes…Mire ishte te fitonte,Po Ruset nuk ikin me nga Ukraina,dhe as amerika e as NATO nuk bejne lufte me Rusine per Zelenski se Bota merr fund..Shqiperia Po hiqet per hunde nga amerika,ne Shqiperi nuk ka nje fabrike amerikane,ne serbi punesohen 200 mije ne fabrikat e amerikes e te BEse.Cdo gje qe ben Shqiperia,behet per meriten e Pasha Rames.Shqiperia eshte e krimbur ne krim,ne korrupsion dhe ka 1,5 milione te kombit jashte per nje kothere.klase Politike eshte e shitur,vasale qe lepin koqe kudo te mbroje te vjedhurat.Cfare fitojne Shqiptaret,Mos na futen ne BE apo mos na bene shtet.As ushtri as shtet as mirqenie.ose Amerikanet nuk marrin vesh si jetojne Shqiptaret ose na shikojne si njerez qe nuk vlejme asgje.se 30 vite vetem llap llap bejne.