Bëhen gati 230 apartamente në Manzë, Ahmetaj: Për 7-8 muaj s’do kemi më asnjë shenjë nga tërmeti në Durrës

3 Mars 2022, 15:36Sociale TEMA

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, inspektuan sot përfundimin e punimeve në lagjen e re të Manzës, ku janë ndërtuar 9 blloqe banimi me rreth 230 apartamente, të cilat në ditët në vijim do t’i shpërndahen banorëve, sipas shortit të organizuar.

“Kjo është një nga zonat më të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje e re sot, tregon se ai premtim që bëmë dy vite me parë, është bërë realitet”- tha Ahmetaj.

“Në qytetin e Durrësit ka mbaruar një numër i madh pallatesh, rikonstruksion dhe ndërhyrje strukturore. Në krye të 7-8 muajve s’do kemi asnjë shenjë të tërmetit në territorin e Durrësit”, tha zv.kryeministri.

Në zonën e Manzës vijon puna edhe për 236 banesa individuale, ndërsa 140 prej tyre iu janë dorëzuar tashmë familjeve.

Paralelisht vijon me intensitet puna edhe në sitin e Spitallës, një nga më të mëdhenjtë e rindërtimit, ku ka filluar ndërtimi në 15 lotet e para, një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe Fondit të Abu Dhabit, ku brenda fundit të vitit do të akomodohen gjithashtu familjet e para.

3 komente në “Bëhen gati 230 apartamente në Manzë, Ahmetaj: Për 7-8 muaj s’do kemi më asnjë shenjë nga tërmeti në Durrës”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Eshte mallkim per Shqiperine dhe shqiptaret qe nje hajdut kaq i madh ka duar mbi financat shqiptare. Mallkim !
    Po natyrisht qee do kete derisa kemi nje kryeminister legen dhe kaq te paditur.

  2. Sulejman Pumi says:

    Me respekt kam per kermillin se sa per kete nick name te peshtire qe nuk ka bere asgje dhe qe cfaq ne cdo nderhyrje njeanshmeri, urrejtje, pseudokompetence kundrejt vetem nje personi te zgjedhur me votat e popullit. Le te konkuroje perballe me Ramen e te mos jete me kermill.
    I lutem administratorit ta heqe kete KERMILL nga komentet.
    Faleminderit.

  3. animas says:

    Kush thote qe ska me shenja????? ka pallate ne Durres me kollona te pa prekura e me letra per rikonstruksion po pa vepra….turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje