Shqipëria shënon rekord historik në prodhimin e energjisë elektrike

3 Mars 2022, 17:21Ekonomia TEMA

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri arriti në 8.96 miliardë kWh vitin e kaluar, me një rritje prej 70% në krahasim me vitin e mëparshëm si dhe 410 milionë kWh më shumë se sa rekordi i mëparshëm vjetor i shënuar në vitin 2018 si rrjedhojë e kombinimit të rreshjeve të bollshme dhe hyrjes në punë hidrocentraleve të reja, kryesisht hidrocentralit të Moglicës mbi lumin Devoll.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të enjten tregojnë gjithashtu se viti 2021 ishte një nga të paktat vite me bilanc pozitiv në shkëmbimet ndërkufitare të elektricitetit. Eksportet e energjisë elektrike ishin rreth 550 milionë kWh më të larta se sa importet.

Shqipëria vijon të mbetet një vend deficitar sa i përket energjisë elektrike në terma shumëvjeçarë. Përgjatë tre viteve të fundit, deficiti mesatar vjetor ka qenë 1.3 miliardë kWh.

Aktualisht rreth 40% e energjisë së prodhuar në Shqipëri vjen nga hidrocentralet nën pronësi private, të ndërtuara me koncesion ose të privatizuara ndërsa 60% vjen nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, të cilat mbeten nën pronësi shtetërore.

Prodhuesi më i madh privat është Devoll Hydropower, kompania e koncesionit që ndërtoi dy hidrocentrale mbi lumin Devoll, me 683 milionë kWh të prodhurara gjatë vitit 2021 ose 7.6% të totalit të energjisë së prodhurar në vend. Prodhuesi tjetër i madh privat është Kurum me 406 milionë kWh.

Kurum menaxhon hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 dhe Hec Ulëza dhe Hec Shkopeti në lumin Mat, të cilat u privatizuan nga qeveria shqiptare një dekadë më parë. Ashta, hidrocentrali i ndërtuar mbi lumin Drin nga Verbund, prodhoi vitin e kaluar 295 milionë kWh ose 3.2% të totalit duke u renditur prodhuesi i tretë më i madh privat.

AYEN AS ENERGJI, pronarja e hidrocentralit Fang në Mirditë ishte prodhuesi i katërt më i madh privat me 237 milionë kWh.(BIRN)

6 komente në “Shqipëria shënon rekord historik në prodhimin e energjisë elektrike”

  1. Diplomati says:

    I dashur Gjergj, qe te jesh i drejte me publikun duhet te botosh dhe sa kane qene humbjet ne rrjet, sepse keta jane aq te pa cipe sa raportojne rritje prodhimi por kane rritur humbjet ne menyre fiktive ne rrjet dmth qe prodhimi nuk eshte rritur por eshte vjedhur.
    Kjo ne gjuhen e hajduteve te KESH-it quhet skena Harasani.
    Shikoni se me cfare shpejtesie behen pagesat qe ta kuptosh.

  2. Genti says:

    Shqipëria duhet të alternojë prodhimin e energjisë dhe të fusë në punë tecin me gas si edhe të ndërtojë edhe tec me qymyr po qe nevoja përvec impantevë me erë dhe ato diellore. Ndërtimi i Skavicës duhej të kish filluar pasi jo vetëm do shtonte prodhimin por do stabilizonte gjithë kadkafën mbi Drin në raste thatësirash. Shqipëria i ka mundësitë të bëhet eksportues neto i energjisë gjatë gjithë vitit.

  3. Dori says:

    Nderkohe Ballkuja me Ramen thoshin nuk ka drita se ka qene vit i thate…

  4. Samiu says:

    Me hidrocentralet e ENVERIT, se te ishte per keto 30 vjet nje mut do prodhonim…

  5. Roçkodani says:

    po vitin 2022 cfare parashikohet nje prodhim minimal qe do jete i barabarte me humbjet ne rrjet

  6. Bobi says:

    Te verteta jan numrat qe nxori me larte, rriten prodhimi me pulse ka dal eksporti, pra kemi eksportuar me shum se sa kemi importuare ne sasi energjise. Ama per ate qe sflet ky qe i ben iso qeverrise, te na thote se si doli bilanci sa milion euro shiten dhe sa miljon euro bleme. Viti 2021 do mbahet mente per prodhime rekorde energjise, dhe per shpenzime rekorde per blerje energjise , minuse 200 miljon euro eshte balanci ne favore te inportit. Ne cdo shitjes dhe ne cdo blerje ka korrupsjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje