Zelensky: Sulmi i centralit bërthamor mund të shkaktonte shkatërrim të barabartë me “6 Çernobilë”

4 Mars 2022, 11:41Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës, Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

“Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terroi në një nivel të padëgjuar”.

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i përjetuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje