Paralajmërimi i ministres së Financave: Nafta do vazhdojë të rritet, nuk kemi asnjë politikë për rimbursim

5 Mars 2022, 16:36Ekonomia TEMA

Çmimi i naftës ka pësuar një rritje stratosferike ditët e fundit ndërkohë që prej vitit 2021, është shtrenjtuar tetë herë, duke arritur në rreth 240 lekë aktualisht.

Edhe pse kjo rritje i është faturuar luftës në Ukrainë, shrenjtimi është sinjalizuar që para nisjes së saj duke hedhur pjesërisht poshtë këtë argument.

Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila në fillim të muajit shkurt u shpreh se kjo rritje e çmimit të naftës do të vijojë për një periudhë 6 mujore, duke shtuar se ka një rritje edhe për nënproduktet e tjera.

“Në fakt tregu i monopolizuar nuk shfaq këto parametra. Çmimet e bursës dhe nënproduktet ka muaj që janë në rritje. Ka që në 2020 që ka nisur një rritje do të vazhdojë për 6 muaj të tjerë. Detyrimisht do ketë rritje të çmimit të naftës”, u shpreh ajo për Euronews Albania duke shtuar se qeveria nuk ka politika për rimbursim.

“Këtë 6 mujor do shohim si do ecë rritja e çmimit të naftës, jemi me monitorim. Ende asnjë politike për rimbursim të politikës së naftës, siç kanë bërë vendet jashtë”, tha Ibrahimaj.

7 komente në “Paralajmërimi i ministres së Financave: Nafta do vazhdojë të rritet, nuk kemi asnjë politikë për rimbursim”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    O njerez, thuajeni tulle ate qe po ben qeveria.
    Po rrit cmimin e references per te gjitha mallrat e importit e rrjedhimisht me shume te ardhura ne buxhet e mbas kesaj me shume vjedhje per investime ne pune publike, ose vjedhje e parave publike.
    Skeme e vjeter e hajdutit Arben Ahmetaj qe duke perfituar nga apatia e publikut, injoranca shembullore e kryeministrit dhe heshtja makabre e opozites po i bejne gjemen miletit.
    Pasojat shkojne tek konsumatori qe i paguan taksat indirekt nepemjet rritjes se cmimit, por ketu abuzojne dhe tregetaret ne gjithe zinxhirin deri te shitesit me pakice.
    Ndaj nuk ndihet qeveria e kryeministrit tone legen

    1. Kritiku says:

      Me kete nivel te zhvillimit te trurit qe ke, ti nuk duhet qe te lejohesh qe te dalesh ne mes te njerezve. Kur nuk i kupton gjerat, perse jep mend? Ku e pe apo degjuar qe qeveria po rrit çmimet? Ore njeri pa shkolle, çmimin e rrit tregu dhe jo qeveria. Malli i importit eshte shtrenjtuar qe ne piken e marrjes, sepse ne te gjithe boten jane rritur çmimet. Ti nese je kaq i shqetesuar per mallin e imporit, atehere ul kurrizin dhe puno token, nese ke nje te tille dhe prodho ato qe te duhen per vete dhe familjen tende dhe mos u var nga importi.
      Ngelen shqiptaret tere diten neper kafene duke u qare se sa e keqe eshte bere jeta e tyre. Po per te punuar kush do te jete? Ata qe i vajten prapa Saliut dhe shkaterruan te gjitha uzinat, fabrikat, kanalet kulluese, tokat i bene parcela, te mos kerkojne ndonje mrekulli nga qielli por te ulin koken dhe te punojne. Pa pune nuk ka te ardhura dhe si rrjedhoje as jete te mire.

      1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

        Ti edhe po te ishe vet ai legeni qe eshte kryeminister nuk do flisje keshtu.
        Une jam duke thene qe qeveria rrit cmimet e references , pra cmimet me te cilat behen zhdoganimet e mallrave te importit qe si pasoje cojne ne rritjen e cmimit te mallit kur del ne treg. Kete e ka ne dore vetem ajo. Pra ta moderoje taksimin. Ishalla e kuptove!
        Une e kuptoj fare mire qe pse hajvanlluku eshte bere mode. Mos e merr personale se eshte dhe mbremje dhe ben dem per gjumin.

  2. kujtimi says:

    O na rruaç o ministrte, keshtu na duhet qeveria, populli ha m.. kot. Ja shiko ate biben e konkurences, tani kete mender ministren e finanacave, e me pas edhe te tjere, e prit pastaj te veproje qeveria per te ulur varferine.

  3. Rrofshin ppp says:

    Don zoti thiken ne palce ktij populli
    O te ngrihet o te zhduket

  4. Vlonjatet says:

    |O moj ministre nuk ke faj ti por ai qe te besoj kete karrige ,moj e paafte.largohu se ka te tjere qe i japin zgjidhje kesa situate.Pse na fyen inteligjencen,po sot ne Shqiperi te gjithe jane te shkolluar moj kokrra e idiotes.

  5. Hasan Spahiu. says:

    234 Lele cmimi i naftes?Tani,ne kete ore ne Padova,via Faciolati,self service ,2.34 euro benzina..2.230 nafta.Beni shurren dhe pini kafen me kembet.Ju ben mire per shendetin.mos shkonin ne hale me makine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje