SHBA-të i shtrijnë dorën Venezuelës për të zëvendësuar naftën ruse, në lojë edhe arabët

7 Mars 2022, 11:53Bota TEMA

Qeveria amerikane thuhet se po shqyrton një udhëtim të presidentit Joe Biden në Arabinë Saudite për t’i kërkuar mbretërisë të rrisë prodhimin e naftës.

Axios, një gazetë politike amerikane e lajmeve, po raporton sipas BBC-së se udhëtimi do të bëhet në pranverë, ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të gjejë zgjidhje për një krizë globale energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, megjithatë, tha se një udhëtim i tillë ende nuk është shpallur dhe “shumë nga këto janë spekulime të parakohshme”.

Zyrtarët e SHBA dhe Venezuelës thuhet se kanë diskutuar gjithashtu lehtësimin e sanksioneve të naftës. Një numër ligjvënësish amerikanë kanë sugjeruar se nafta venezueliane mund të ndihmojë në zëvendësimin e naftës ruse, sipas Neë York Times.

SHBA siguron 10% të importit të naftës bruto nga Rusia, raporton abcnews.al.

Të dielën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha në një deklaratë se ligjvënësit amerikanë po “eksploronin ligje më të forta” për të izoluar Rusinë, duke përfshirë një ndalim total të naftës dhe produkteve energjetike ruse në SHBA.

2 komente në “SHBA-të i shtrijnë dorën Venezuelës për të zëvendësuar naftën ruse, në lojë edhe arabët”

  1. Genti says:

    Nuk kam besim se Vnezuela do pranoje nje gje te tille pas gjithe anarkise qe kaloi vendi pas fitores se Morales ne zgjedhjet presidenciale ku opozita e mbeshtetur hapur nga SHBA-ja organizoi protesta dhe revolta qe dhunshme qe u shtypen po dhunshem nga qeveria venezueliane.
    Biles edhe SHBA-ja nuk ma ha mendja se do i zgjase doren Moralesit per nafte pasi do ja ulte kredibilitetin. Kjo krize ka vetem nje zgjidhje neutralitet per Ukrainen.Gjeorgjine dhe vendet kufitare me Rusine si edhe ulje ne tavolinen e bisedimeve me Rusine per terma dhe traktat sigurije afatgjate per gjithe rajonin dhe me gjere. Kjo bota jone eshte si nje pyll me 2 arinj dhe nje dragua. Ariu Kalifornian ka zagaret e tije dhe biles ka blere edhe disa zagaret te vathes se Ariut te stepave nnderkohe qe ky i fundit po kerkon ti ktheje ne vathe. O se me e pakta te mos behen lakej te Ariut Kalifornian. Ndersa Dragoi aziatik vezhgon dhe pret te shqyhen dy arinjte egersira qe te mbreteroje mbi te gjithe. Nga kjo lufte pa fitues ata qe humbasin jane gjithmne kafshet e buta qe do behen freh e banketeve dhe tratativave per paqe.

    1. Franci says:

      Morales ?? Maduro besoj deshe te thoshe ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje