Belinda Balluku: Filloni ecni më këmbë që të kursejmë naftën, mos shkoni me makinë për të blerë bukë

8 Mars 2022, 10:40Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se nuk do të ketë kufizime për naftën, por ajo shton se një mënyrë për të përballuar një krizë, është kursimi.

Gjatë një konference për shtyp, Balluku tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi ajo do të paguhet më pas tek Drejtoria e Transportit në formën e taksës së karbonit.

“Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.

Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë.

Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët. Nëse e heq taksën nga nafta, do ta paguani tek DPSHTRR, pasi është taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime” – tha Balluku.

6 komente në “Belinda Balluku: Filloni ecni më këmbë që të kursejmë naftën, mos shkoni me makinë për të blerë bukë”

  1. Profesori. says:

    Ministrja Balluku me urdher te Rames ka bllokuar prej vitesh cdo investim ne ndertimin e heceve te reja.
    Arsyeja eshte e qarte. Perfitimi korruptiv nga blerja e energjise elektrike jashte.
    E tani flet per krizen energjitike. Cfare hipokrizie.

  2. sabrima_ehhhh says:

    Eh xhaxhi xhaxhi!

    Isha i vogel atehere, po jo edhe aq sa mos ta kuptoja: Xhaxhi Dulla thoshte gju me gju me popullin:

    “Mblidhini ato therrimet e bukes e ti beni kokodashe e ti hani”

    Kjo tani po jep leksione si xhaxhxi dikur se si njerezit te kursejne naften. Po nafta eshte 70-80% taksa e akciza e varet nga shteti. Hiqini taksat apo lerini staut quo dhe cmimi nuk ngrihet kaq shume.

  3. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Budallacka nuk ka brire.

  4. Xhonatan Kamomili says:

    Ecni n kemb
    dhe,bjerini me dor.
    tamam si n koh t Dull Avdullait.
    Perdorni edhe kemben,edhe doren.
    Si patatja,qe,esht edhe buk edhe gjell.

  5. Ptuu, palaco says:

    Kur te ben moral kursimi personi qe ka qindra akuza korrupsioni mbi supe ?! Po gjithe ai sektor transporti i produkteve ushqimore qe do rrise cmimet per shkak te rritjes se naftes, me bicikleta do t’i sjelle produktet te konsumatori moj shtrige shejtan-idiote???!!!

  6. Trojan says:

    Ja dhe bushtra tjeter e radhes ,pas asaj injorantes se bujqesise ,vetem ankohen ,do ngrihet kjo do ngrihet ajo ,s kemi cfare bejme,por per cfare ju kane zgjedhur njerzit ,per kriza dhe probleme ,se ne kohe te mira te gjithe e dine qe do shkojne vaj gjerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje