Fevziu tallet me Bashën: Edhe në kooperativat bujqësore, nëse të vidhnin një herë, as roje nuk bëheshe më

7 Mars 2022, 22:10Politika TEMA

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për humbjen dramatike të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

I pyetur për argumentin e Bashës se zgjedhjet u manipuluan, Fevziu tha se ky argument nuk ka asnjë kuptim dhe bëri një krahasim me diktaturën, ku edhe “një kooperativist po të vidhenj një herë, nuk e vinin më as roje”.

“Edhe në kohën e Enverit në kooperativat bujqësore, por të të vidhnin një herë, as roje nuk të vinin më. Nëse këtë e vjedhin kaq shumë herë, të mbushë valixhet dhe të largohet.

Kjo puna e vjedhjes, a u bë votimi elektronik në Vorë? Doli më i dobëti.

A e dini që PD ka fituar Vorën në vitin 2003 dhe ka qenë dominuese për katër mandate rresht? Me çfarë të drejte një parti që ka 4 mandate që e qeveris, e nxjerr të tretën dhe me rezultat qesharak?!”, tha ndër të tjera Fevziu.

3 komente në “Fevziu tallet me Bashën: Edhe në kooperativat bujqësore, nëse të vidhnin një herë, as roje nuk bëheshe më”

  1. Byrektore SHQUP-i says:

    Ky i ashtuquajturi Fejziu mbeti nje blend apo konglomerad katunarie. Shikoni c’fare krahasimi ben, hajdutin kerkon ta punesoje roje!!!!!!!

  2. Politolog says:

    Pergjigja eshte e thjeshte Fejzi, elektorati nuk eshte nje mase konstante. Kur nje parti punon me program babalesh logjikisht e humb elektoratin, ashtu sic po ndodh. Si Berisha i djegur ashtu edhe Basha kane te njejtin stil: gjejne fajtore kundershtaret, cdo gje pozitive e kthejne me kokeposhte si negative. Farsa e fundit e Bashes-Belindit qe kerkonin te faturonin projekt buxhetin e plehrave te parashikuar si shpenzime deri ne 2047 si vjedhje 450 milione euro e mbushi edhe njehere kupen e genjeshtrave. Shqiptaret jane njerez normale Fejzi, po te zbresim masen e indoktrinuar qe duket sikur ka pire hashash.

  3. Astrit says:

    Po o Fejzi, ke te drejte pjeserisht, ne kohen e kooperativave po te vidhnin ste benin roje ndersa hajdutin e zhduknin nga faqja e dheut e jo si sot qe hajdut si puna jote e shokeve te tu jane kthyer si model suksesi per kete shoqeri te deformuar psikologjikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje