Misteri i shkronjës “Z” që po çmend rusët: Nga tanket, te gjimnastët dhe politikanët

7 Mars 2022, 21:55Politika TEMA

Gjimnasti rus Ivan Kuliak po përballet me procedim disiplinor nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës për shfaqjen e shkronjës “Z” në podium pranë një rivali ukrainas në Katar. Por çfarë do të thotë ky simbol që e kemi parë edhe në tanket ruse që hynë në Ukrainë?

Në Rusi, “Z” po shihet me shpejtësi si një simbol pro-luftës i pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin. Ajo po përdoret tashmë nga politikanët, shihet në xhamat e makinave, furgonëve dhe strehëzat e autobusëve. Ajo është përdorur madje edhe nga serbët në demonstratat pro-ruse në Beograd. Fotografitë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

“Është bërë një trend i rrjeteve sociale”, – thotë lektorja Aglaya Snetkova.

“Zed” në alfabetin cirilik rus shkruhet ndryshe dhe duket si një 3, por shumica e rusëve përdorin shkronja latine. Emily Ferris, Hulumtuese për Rusinë dhe Eurazinë në Rusi, thotë se “Z” është kthyer tashmë në një simbol shumë të fuqishëm.

“Shpesh me propagandë, gjërat e thjeshta përhapen shpejt,” – thotë ajo. U deshën më pak se dy javë që “Z” të përhapet në mesin e atyre që mbështesin luftën e Putin.

Qarkullojnë disa teori se çfarë do të thotë në të vërtetë simboli “Z”. Fillimisht tërhoqi vëmendjen në mediat sociale pasi tanket ruse me “Z” u pikasën gjatë rrugës për në Ukrainë.

Fillimisht, u mendua se “Z” ishte në fakt një numër “2” – që përfaqësonte datën 22 shkurt (22/02/2022).

Kjo ishte dita kur Rusia ratifikoi një marrëveshje për “miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë” me rajonet e vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore – Donetsk dhe Luhansk.

Por tani besohet se simboli është thjesht një mënyrë për ushtrinë ruse për të identifikuar forcat e veta.
Javën e kaluar, në një program lajmesh në Channel One të kontrolluar nga shteti rus u tha se “Z” ishte një shenjë e zakonshme në pajisjet ushtarake ruse. Një faqe interneti ruse pranë qeverisë tha se “Z” ishte një shënim i thjeshtë që mund të “shmangte zjarrin miqësor” dhe nuk lidhet me diçka tjetër.

Veterani i forcave speciale ruse Sergey Kuvykin tha se simbole të ndryshme nënkuptonin njësi të ndryshme ushtarake.

“Një “Z” në një katror, një “Z” në një rreth, një “Z” me një yll ose thjesht “Z” ndihmojnë që trupat që nuk janë në kontakt me shokët të jenë aty ku duhet.

“Përhapja e “Z” në Rusi nuk ka qenë vetëm për shkak të spontanitetit të mediave sociale” – thotë Aglaya Snetkov duke shtuar: “Është shtyrë edhe nga regjimi”.

Ka edhe një teori se “Z” nënkupton “zapad”, që do të thotë perëndim. Në mediat sociale thuhet gjithashtu se “Z” u referohet “Forcave Lindore” të Rusisë.

   

5 komente në “Misteri i shkronjës “Z” që po çmend rusët: Nga tanket, te gjimnastët dhe politikanët”

  1. lexuesi21al says:

    Banalitet, merren me germen Z qe perdorin ne mjetet ushtarake Ruset …!!!!!!!
    Ashtu sic vene shitat e kuq ruset apo te verdhe ukrainasit per te dalluar armikun apo partnerin.. adhtu dhe pajisjet ushtarake qe ata i kane te njenjta bejne shenja dalluese, edhe sikur ruset te kene ndonje aresye tjeter nuk eshte ndonje magji qe te merren mediat sikur po bejne zbulimin e shekullit.!!!!!

  2. Mazinger Z says:

    Zorro
    Mazinger Z Infinity

    ??

  3. anti25642654censurë says:

    “Z është trend” tek rusët a sërbët??
    ndoshta,shpresoj që të dy palët ti rikëthehen një herë,dhe të hsohin filmin “Inglourious Basterds”!!
    dhe të kujtojnë atë skenën kur skalitej me thikë në ballin e një nazisti kryqi i thyer!!
    “Z”ja është më e kollajshme për tu skalitur!!

  4. 030375DEL says:

    Sopoti
    ….. Ose gjysem nazist.

  5. betixho says:

    “Z” DUHET TE RRJEDHE NGA FJALA ZBORE(GRUMBULLIM,STERVITJE) DHE DUHET,SIPAS MEJE-TE IDENTIFIKOJË MJETET,EFEKTIVET,PAISJET ETJ.,TË CILAT JANË NJESI TË SHKEPUTURA TE MARRA PER PERFORCIME DHE NUK JANË PJESE E TRUPAVE BAZË TE STRUKTURAVE TE PLOTA USHTAREKE BRIGADAVE,DIVIZIONEVE APO ARMATAVE,PRA JANE PJESE TE SHKEPUTURA SHTESE,KU PRESUPOZOHET SE DUHET TE JENE PJESE E SISTEMIT TE FORCAVE VULLNETARE DHE MOBILIZIMIT CIVIL PJESOR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje