Humbja e thellë në zgjedhje e djeshme në 6 bashki ka bërë që deputetët që mbështesin kreun e PD Lulzim Basha ti kërkojnë atij zgjedhje të reja brenda partisë.
Diskutimet në mbledhje
Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. : Skam humbur asnje gare. Parregullsite qe kane shoqeruar proceset jane te dokumentuara.
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje?Ke pergjegjesi ti dhe ne? Nuk na beson me asnje keshtu
Ilda Dhori: Kryetar duhet të hapen zgjedhjet në parti.
Helidon Bushati: Kryetar eshte koha per levizje ne parti, kur them levizje nenkuptoj ndryshime te rendesishme pertej egos tonë. Duhet nje kongres pajtimi mes demokrateve. Ajo qe prodhoi 6 marsi tregoi se ju dhe Berisha deshtuat te bashkoni partine
Shkatrrimtar! Harruat kaq shpejt çfarë bëri Basha në 9 Shtator 2021? Doni të fitonit pa dalë akoma nga kthetrat e non gratës? As që janë zgjedhje për t’u marrë në konsideratë këto të 6 marsit. Pse gjysma tjetër nuk thotë qoftë dhe një fjalë të vetme për shkaktarin e vërtetë të humbjes së komplet PD? Kërkoni revansh ndaj PS pas vetëm 6 muaj përplasje brënda shtëpisë? Kur babai hajdut dhe armik i demokracisë i hyri me vare shkatërrimit të shtëpisë? Ç’keni or të uruar që nuk gjykoni me gjakftohtësi. Por kot nuk thoshin në shekuj turqit: mëndjen e parë të shqiptarit ma pastë kali, të dytën e paça vetë. Lërini sherret dhe mblidhuni për t’i bërë ballë kuçedrave që keni përballë. Në politikë drejtuesit nuk prodhohen aq kollaj, të mos gënjejë mëndja ndonjë se ka për t’a patur të lehtë po u vu në krye të PD sa pa ikur nga kjo dynja Sali Berisha. Ndaj mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, edhe aq sa keni marrë vota janë shumë për gjashtë muaj. Mos harroni se ata që nuk erdhën në votime janë vetëm kontigjenti që ju përkiste juve. PS dhe Shtëpia e teta Lilit janë legjione fanatikësh, skllevërish dhe interesaxhinjësh të skajshëm. Hiç mos u dekurajon, bëhuni fort bashkë dhe keni për të parë që do t’ja dilni.