Në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.
“Informoj publikun lidhur me krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik.
Energjia është e palca e shtyllës kurrizore e të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur.
Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur.
Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë”, tha Rama.
Sipas tij, për disa ditë bota u kthye përmbys për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë. Kreu i qeverisë thotë se luftë pa dhimbje nuk ka.
“Që në ditën e parë të nisjes së kësaj katastrofe, për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga skenarët më të thjeshtë tek ata më të vështirë. Skenari më i vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji apo me naftë.
Të jemi shumë të qartë se kjo mund të vijë. Zëvendësimi i burimeve që prej kaq shumë vitesh janë burime që janë siguruar nga Rusia është jashtëzakonisht të komplikuar.
Detyrimi për të mbrojtur jetën e njerëzve, për të bërë çmos që lufta të mos përhapet ushtarakisht, është i pashmangshëm. Të gjitha këto shtrëngime që uroj, që do bëjmë sakrifica ekonomike, kanë një qëllim që të mbrojmë jetën, shëndetin të mbrojmë atë që është më e rëndësishmja.
Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri në ushtarak. Qëllimi është të mbrohemi tani. Përsa na takon ne, të bëjmë çmos të mbrojmë njerëzit tanë. Nuk është absolutisht një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast. Është një luftë reale siç e kemi parë në Luftën e Parë Botërore, siç e kemi parë në vitin famëkeq të përpjekjes shtazarake për pastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda dimensionin e një fuqie ushtarake.
Kjo është pamja e përgjithshme. Insistoj në faktin se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto ditë. Është kthyer përmbys, jemi në kushte lufte. Për fat të mirë nuk zhvillohet fizikisht këtu. Nuk është në kokat tona, dhe familjet tona nuk janë të kërcënuar nga ndarja e dhunshme. Impakti i asaj që po ndodh atje, është i prekshëm këtu në ekonominë e vendit dhe detyrimi ynë është të garantojmë vazhdimësinë. Pa dhimbje luftë nuk ka” – tha Rama.
Z.Kryeminister, nafte Perendia na ka dhene me billed, por nje izine te perpunimit te naftes nuk qete te afte ta mbanit ne pune.Lumenj pa fund, Vjosa derdhet ne det derisa ti mbushim mendjes leos qe e do Vjosem te eger.Gazsjellesi kalon permes shtepise dhe zotrote nuk ishe ne gjendje ta shfrytezoje as per ngrihje as energji.Turizem, Turizrm, Turizem,Po Tani?Ekonimia e wendrueshme nuk ngrihet mbi deshira por mbi realiteti, mbi nje politike te menaxhimit te diskuton.Erergjia dhe buka jane pjese te sigurise kombetare per nje qeverisje seriose.
Do krijohet shtabi I cetes me Kananin,Shabanin,Tafen per te marre para,ushqime dhe veshmbathje??
Mire e ke. Sqarim i domosdoshem, por kam “frike” se do derdhen ujqerit qe hapen luften civile ne 1997.
Nje pyetje per zoti Edi Rama :A mund te therrasim :-“Lavdi Enver Hoxhes dhe vepres se tij ne shqiperi”,qe ju,nazifashistet e rinj e shkaterruar,e rrembyet,e grabitet me parullat “komunistet ne litar”,”ta rrafshojme shqiperine ne kuoten zero se kemi cekun e bardhe te amerikes dhe Europes(perfshi dhe Rusine,serbine dhe greqine)?Ku jemi ,o dhjet-oristet e qelbur ,Ne c’vrime haleje keni futur?Na premtuar lulezimin e shqiperise dhe “lulezuat vehten”.
Me ndihmen e Perendise kjo lufte mos te zgjase o kryeminister se po ishte per ty dhe organizimin tend shteteror te gjithe ne shkojme pertej leshit. Tek leshi kemi arritur tashme.
Je kryeministri me negativ dhe inkompetetnt qe ky vend ka pare ndonjehere. Si i tille shpresojme te jesh i pari dhe i fundit.
Vertete qe me vjen keq ta them por edhe sali berisha ka qene kryeminister me i mire se ti.
E pastaj? Vertet eshte mut, por eshte i partise tone. Vertet eshte maskara, por eshtei yni. Vertet po na e fut sa krahu, por na mban me gajret. Prandaj mbylleni halen dhe vazhdoni si keni bere . Votojeni 99,9 %.
Nuk flitet me mund, o shkerdhate burre, se po perhap panik ne popull, po u thua vershoni zbrazni dyqanet. Mundesite analizoji ti si qeveri, ndaj je zgjedh. Mungese energjie mund te kesh ne shtator, nese nuk bie pike shiu, kurse tani edhe qielli po i leshon lotet rreke per kete popull. Yyyy delirant! E ke strategji te dalesh ne fund si shpetimtari, mesia.
A do ndeshkohen nje dite ata qe dhuruan naften shqiptare, qe na del dhe na tepron? A do gjendet kush te ndeshkoje ata qe shkaterruan Uzinen e Ballshit? A do te mund te ndeshkohen nje dite ata qe firmosen kontraten me gazsjellesin TAP pa perfituar asnje gram gaz per ne? Turp per kete klase politikanesh, KLSH, Prokurori e Spak, turp per partneret tane qe heshten perballe ketij demi te pallogaritshem qe i eshte bere dhe po i behet ketij Vendi.
Secili komentues këtu pretendon të jetë një kryeministër magjik. Bravo.
kryetar i komitetit duhet te jete kryehajduti Ahmetaj,