Kiev, lojërat e shërbimeve të fshehta

8 Mars 2022, 09:31Politika TEMA
Kiev, lojërat e shërbimeve të fshehta

Nën viaduktin e shkatërruar, ushtarët ukrainas mbrojnë një urë prej dërrase që u lejon të kalojnë lumin. Civilët e kalojnë me pasuritë e tyre të pakta në dorë ndërsa ikin me kokat e zhytura midis shpatullave nga Irpini, qyteti njëzet kilometra në veri të qendrës së Kievit, e cila prej katër ditësh është bërë fronti i rezistencës ukrainase kundër pushtimit rus.

Në lindje dhe në perëndim të viaduktit të goditur – njësoj si në një foto që është bërë ikonë e kësaj lufte – dëgjohet një zjarr i vazhdueshëm artilerie dhe kolona tymi, por në mes korridori humanitar vazhdon të mbajë dhe deri tani, nuk kishte ndodhur. Ushtarët ukrainas ndihmojnë civilët dhe më pas, shkojnë në anën tjetër, drejt luftimeve. Ka edhe nga ata të forcave speciale, që kanë kufje në vesh për të marrë komunikime dhe që mbajnë në duar tubat e raketave antitank – në këtë rast janë raketa britanike Nlaw.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar shtatëmbëdhjetë mijë nga këto raketa antitank në bazat në Poloni dhe Rumani dhe më pas i kaluan përtej kufirit ukrainas në vetëm gjashtë ditë, dhe i vendosën aty ku nevojiteshin më shumë: Irpin, aty ku ësht koka e një kolone me mjete ruse, e gjatë dhjetëra kilometra. Ato janë armë që mund të shkatërrojnë një tank nëse gjenden në distancë të afërt, jo më shumë se tetëqind metra në rastin e raketave britanike, apo edhe deri në dy kilometra në rastin e raketave amerikane Javelins.

E gjithë kjo përpjekje për të çuar raketat në vijën e frontit dhe për t’i përdorur ato aty ku nevojiten më shumë, menaxhohet nga syri i kudogjendur i shërbimeve të fshehta amerikane, i cili përpiqet të drejtojë në kohë reale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme ato pak asete ukrainase.

Përtej Irpinit është aeroporti Hostomel. Kur në fillim të luftës gati dy javë më parë, forcat speciale ruse u përpoqën ta merrnin me një goditje të shpejtë për t’i hapur rrugën tetëmbëdhjetë avionëve transportues të ngarkuar me trupa që duhej të lëviznin menjëherë drejt Kievit, ato u zhdukën nga reagimi i shpejtë i ukrainasve, dhe është pothuajse e sigurt se kjo ka ndodhur falë një paralajmërimi të mbërritur në kohë nga inteligjenca amerikane. Kjo ndihmë e padukshme lëviz në ekuilibër pa e kaluar vijën që nuk shkakton reprezalje të armatosura nga Rusia, të paktën tani për tani.

Ka mundësi që të jetë një sy i inteligjencës edhe në sulmin në jug të vendit, në Kherson, qytet i pushtuar së fundmi nga rusët. Duket, pasi nuk ka asnjë konfirmim, se rusët kishin parkuar dhjetëra helikopterë në një bazë dhe një pjesë u shkatërrua në një sulm natën nga një njësi ukrainase.

Inteligjenca po vëzhgon me vëmendje operacionin e ngadaltë rus për të rrethuar kryeqytetin, i cili mund të përshpejtohet papritur. Ukrainasit kanë përmbytur disa pjesë të fshatrave për të ngadalësuar manovrat e pushtuesve, por kjo nuk mjafton. Në fund të fundit, rusët vetëm duhet të ndërpresin rrugën dhe hekurudhën që shkon në jug për të izoluar Kievin dhe për të formuar një rreth të gjerë rreth tij, pa hyrë – tani për tani. Vlerësimet ndjekin njëri-tjetrin: do të ndodhë brenda një dite, ose dy ditësh, kjo nuk dihet.

Më pas, me Kievin të izoluar, presidenti rus mund të fillojë të negociojë seriozisht nga një pozicion i favorshëm, pa pësuar humbjet e pashmangshme të një beteje urbane, të paktën tani për tani. Dhe ndërkohë, nisin të zbusin rezistencën e kryeqytetit me racionimin e ushqimeve dhe bombat. / Il Foglio – Bota.al

7 komente në “Kiev, lojërat e shërbimeve të fshehta”

  1. Genti says:

    A nuk është çmenduri të shtysh botën drejt greminës për tekat e të fuqishëmve të botës ? Rusia kërkon neutralitetin e Ukrainës prej kohësh. A duhet bërë bota përshesh për një mut neutraliteti ? Biles neutrale duhet të jenë gjithë shtetet kufi me Rusinë në mënyre që mos të ketë piktakimi të drejtpërdrejtë me NATO-n. Perëndimi duhet të deklarohet vet i pari për moszgjerim me vendet në kufi të Rusisë dhe neutralitetin e tyre që ti jepet fund këtij maskarallëku që rrezikon paqen dhe po çon ekonominë botërore në krizë. Ç’punë i prish Perëndimit neutraliteti i vendeve kufi me Rusinë ? Le të ndalë avancimi i NATOS drejt kufijve Rusë që të ndalë kjo çmënduri. Rusia ka nevojë për siguri,Bota për paqe. Perëndimi dhe Rusia duhet të ulen de të negociojnë termat e paqes dhe sigurisë në botë. Sanksionet,kërcënimet dhe armatosja e vendeve rreth Rusisë nuk çojnë drejt paqes por drejt një lufte të tmerrshme.

      1. anti25642654censurë says:

        shpato
        ku e gjen perfeksionin në këtë diarre,nëse nuk është tëndja,me emrin genti??
        që pas shpërbërjes së BRSS,nuk kemi më dy kampe që duhet të luftojnë njëri tjetrin!!pra ndarja ideollogjike ra!duke rënë ajo u hapën rrugët e bashkpunimit!nga armiq në miq!filluan investimet perëndimore në tërë pjesën lindore!!
        e cila nuk ishte e pregatitur për një gjë të till!!nuk ishte e pregatitur ligjërisht dhe shpirtërisht!në tërë lindjen filloi një korrupasion i paparë!dhe në krye të këtij korrupsioni si gjithnjë shteti më i fuqishëm!rusia!
        shteti më i prapambetur nga ana e qytetrimit!rusia!!
        vënde si çekia,hungaria,polonia e më pas të tjerat më në jug filluan reformat!filluan të krijonin kushte të përshtatshme për investime perëndimore dhe pak nga pakë po ja dalin!!çekia,përveçndarjes pa asnjë lloj problemi nga sllovakia,është vëndi me papunsinë më të ulët në BE!!gjithë vëndet e tjera,përfshi dhe ukrainën,nuk flas aspak për vëndet balltike që nuk ndryshojnë nga perëndimi,për qetsi dhe shpejtësi përshtatjeje,janë në një nivel më të lartë të të ardhurave se rusia,një vënd i pamasë dhe me pasuri të pallogaritshme!!
        e vetmja pikë që rusia ia kalon të gjithë ish vëndeve të saj vasalë është sasia e miliarderëve,ish halldupër pa asnjë lloj biografie ekonomisit a sipërmarrësi!!dhe kjo pikë është pika që e bën rusinë të drejtohet nga një tiran!kjo është pika që e bën rusinë si shtetin më të korruptuar ashtu dhe më shtypësin ndaj popullit të tij!!këta njerëz të korruptuar mbajnë në këmbë një politikë po aq të korruptuar!ata janë patericat e njëri tjetrit,si ti me shpatin!me ardhjen e këtij kërmës xhuxh,ndryshuan problemet!ai u mbështet nga një pjesë e oligarkisë,por ndryshe nga paraardhësi i tij,nuk i la të livadhisnin,i futi nën kontroll,i bëri vegla të tij me dhumë,ju vuri taksa për llogari të tij dhe jo të popullit rus!!duke kontrolluar korupsionin,duke e kaluar në anën e tij si për përfitime të vetat financiare,si për ta përdorur në fushën politike,ai siguroi një pushtet të tillë që as stalini vetë nuk e ka pasur!!të paktën dejura!!
        kjo situatë bëri që tërë ajo lëvizje invastimesh që ishte hapur me ndërrimin e rregjimit të mos përqëndrohej në rusi!e tërë kjo masë invastimesh u kanalizua në kinë,e cila e përshtati ekonominë në mënyrë të tillë që të siguronte çdo investim që do të hynte atje!e ndërtoi sistemin ligjor në një mënyrë të tillë që investimet e huaja nuk mund të prekeshin nga korrupsioni kinez!!
        dhe në kinë ka korrupsion sa të duash,por ai nuk prek investimet e huaja!!këto investime janë të mbrojtura nga shteti kinez!korrupsioni kinez lëviz mes sipërmarrjeve kineze!!korrupsioni lëviz brënda buxhetit kinez!!
        në 1990 kohën e shpërbërjes së BRSS,dy superfuqitë e tjera,kina dhe rusia ishin në pozita,pak a shumë të barabarta,por me tendencën e pasjes si vënd më të privilegjuar,rusia!!pavarsisht vështirësive të periudhës së fundit komuniste ajo ishte më para se kina!si në teknollogji ashtu dhe në mirqënje!!mbi të gjitha ajo nuk kishte më mbi supe gogolin ideollgjik që e ndante nga perëndimi!!gogol që kina e ka akoma sot!!
        kjo për gjëndjen e brëndëshme dhe mbajtjen e pushtetit!
        sa për punën e ukrainës dhe neutralitetit,ose vetvendosjes së sajë të vendosë se ku do të rreshtohet!!sot ajo shikohet si një pararojë e “agresorit” NATO,dhe kundër kujt!?
        kundër rusisë!
        shkaku përse duhet të jetë kundërshtar NATO me rusinë!?
        pavarsisht se hahet shumë mut,askush nuk i thotë shkaqet e këtij shkaku!!askush nuk thotë se përse nato duhej të ishte agresiv kundër rusisë!!
        kemi sisteme të njëjta shoqërore
        të njëjtën ideollogji
        kemi mardhënje ekonomike shitje blerje pa ndonjë pengesë
        po të shikojmë vëndet antare të NATO,që pas 1990ës ato kanë ulur në një shkallë të tillë shpenzimet ushtarake,përveç amerikës që ka pasur të paktën dy lufta,sa janë hije e atyre ushtrive që kanë pasur deri në kohën kur kërcënoheshin nga komunizi!!dy të dhëna të vogla që i dëgjova para pak ditësh në tv zviceriane(nuk ka lidhje me NATO)nga 450 mijë ushtarë sot ka 125mijë,dh ekërkonte deri para këtij sulmi rus ti hiqe fare,nga 250 avionë luftarak,ka vetëm 55 dhe këta të pajisur në një mënyrë të tillë që është turp ti quash luftarakë,pa armatim ajër tokë!!pra shikojmë se asnjë vënd i NATO nuk e pa më rusinë si një armik,bile as kinën,pavarsisht se ideollogjia ishte ajo që rusia kishte më parë!!gjithçka u përqëndrua tek tregëtia e lirë mes shteteve!kush ishte i zoti përparoi,dhe sot kina jo vetëm konkuron amerikën por pak nga pak po e kalon atë!
        pra kina megjithë sistemin e ndryshëm ekonomik nuk pati probleme të mos kishte armiqësi me perëndimin dhe NATO në veçanti!!gjithkush shikon interesin e tij,këtë nuk duhet ta sjellë dikush si argumet!!kështu që rusia në këto kushte nuk kishte asnjë arsye të kishte frikë nga NATO,pro në të kundërt të bënte dhe ajo përpjekje të futej në të,jo si një antar i “barabartë” por si një superfuqi e dytë në përbërje të saj!!në këtë moment ideal do të kishim një aleancë mbrojtëse që në këtë planet nuk do të kishte asnjë kundërshtar,nuk do të kishte asnjë të barabartë!!
        pavarsisht se tre presidentët e fundit(pa llogaritur atë lolon që zëvëndësoi putinin,medvejev)kanë qënë për këtë drejtim!!duke filluar nga gorbaçov,tek jelsin bile dhe xhuxhi që është shëndruar në diktator!!
        nga ky moment fillon të shihet si armik NATO!
        nga momenti që xhuxhi diktator siguroi pushtetin dhe filloi lojërat e tij,NATO këthehet në një armik,në një aleancë agresive që do të sulmojë rusinë!!në të njëtin moment fillojnë problemet me shtetet fqinjë ish aleatë të djeshëm!!probleme që mund të zgjidheshin fare thjeshtë,duke pasur parasysh se kishim të bënim jo vetëm me goliad,por dhe davidi mungonte!ky goliad rus kishte përballë tij,foshnje në pelena!!përse u bënë ato luftëra kundër minishjteteve që mund të zgjidheshin me dy fjalë!u bënë thjesht për të ngitur kultin e xhuxhit,për ta bërë xhuxhin një hero të kombit rus!!
        e kështu xhuxhi jo vetëm siguroi në çdo mandat një luftë dhe një heroizëm të ri!deri sa harriti në këtë “heroizmin e fundit vetvrasës”,deri sa harriti në dhunën e fundit ndaj popullit ” të tij të dashur rus”,deri sa arriti ta fusë në luftë me gjithë botën!!
        prandaj mor tarrallak me pseudonimin gent,armiku i rusëve nuk është as ukraina,as NATO,as amerika!
        rusët armikun e tyre po e quajnë hero!rusët po i thurrin lavde armikut kryesor të tyre!
        rusët po i shkojnë pas vrasësit të tyre!!
        ps:më e keqja është se dhe sërbët,po bëjnë të njëjtin gomarllëk!nëse xhuxhi diktator i çon si cjapi te kasapi sërbët,nuk më vjen keq!!nuk kanë asnjë detyrim ti shkojnë pas,janë më përpara nga niveli qytetar se rusët!e vetmia gjë që ju mungon, është zgjuarsia!!

  2. Piro says:

    Ne qofte se perendimi dhe SHBA do te lejojne Putinin te pushtoje Ukrainen, kjo do te krijonte precedentin e rrezikshem qe cdo vend me i fuqishem mund te pushtoje nje vend tjeter kufitar ose Rusia te pushtoje edhe Norvegjine ose Korene e Veriut ose Serbise t’i lejohet te pushtoje Kosoven dhe Gjermanise te pushtoje Austrine (ndonese austriaket jane 100% gjermane). Kjo do te thote te kthehet bota ne nje xhungel ushtarako-politike.
    I vetmi parim i njohur nga e gjithe bota dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara eshte se CDO NDRYSHIM ME FORCE I KUFIJVE MIDIS SHTETEVE ESHTE I PAPRANUESHEM DHE I PAJUSTIFIKUESHEM NE NEN CFAREDO RRETHANE E ME CFAREDO PRETEKST.
    A ka Putini me shume te drejte te pushtoje Ukrainen edhe se sa kishte Hitleri kur sulmoi Polonine (ku jetonin disa milion gjermane) ne shtator 1939.
    T’i japesh te drejte Putinit per pushtimin e Ukraines eshte te pakten njesoj si t’i japesh te drejte Hitlerit dhe te fajtosh Polonine per shperthimin e Luftes se Dyte Boterore. Rusia e sotme (e ashtuquajtura Federata Ruse) eshte e vetmja perandori koloniale ne bote qe ende sot ka brenda kufijve te saj dhjetra kombesi jo ruse dhe josllave si bashkire mongole, cecene, tartare, abhaze, etj etj,
    Njerez mblidhni menden dhe mos bini pre e logjikes agresive, imperiale te Putinit qe kerkon te ringjalle nje perandori ruse qe u krijua nga caret duke pushtuar me force qindra kombesi josllave dhe joruse me tredita race, gjuhe e kulture te ndryshme.

  3. Genti says:

    Pirdh o Pirro pirdh. Po për ç’arsye do sulmonte Rusia një vend tjetër dhe për më tepër neutral ? Për Ukrainën ka arsye rregjimin ultranacionalist të Kievit, neonazistët dhe mbrojtjen e rusëve në disa rajone. Nëse do sulmonte qoftë edhe një vend tjetër përveç Ukrainës do i zbuloheshin kartat dhe nuk do kishte më asnjë alibi. Dhe përveç kredibilitetit do humbte edhe ata miq që ka sot. Kjo do ndodhte vetëm nëse Putini do ishte çmëndur vërtetë.

    1. anti25642654censurë says:

      GENTO
      robt ku i ke e nuk i ke!!
      buçe putiniste!!

  4. I CMENDURI says:

    Ai qe eshte i cmendur nuk pyet per pakte .Eshte thjesht demokracia e shtypur dhe sistemi rus qe e ben kete situate , qe pjell diktatore.Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje