Agjencia e njohur: Rusia do të falimentojë së shpejti, nuk do paguajë dot borxhet

9 Mars 2022, 11:21Bota TEMA

Një nga agjencitë kryesore të vlerësimit ka paralajmëruar se Rusia mund të falimentojë së shpejti, pasi nuk do jetë në gjendje të paguajë borxhet.

Deklarata erdhi pasi agjencia Fitch e uli vlerësimin për bonot e Rusisë në nivelin ‘mbeturina’.

Kjo është goditja më e fundit që i jepet besueshmërisë së vendit si huamarrës pas pushtimit të Ukrainës.

Këtë javë, Moska e pranoi se aftësia për të paguar bonot do të preket nga sanksionet.

Njoftimi i Fitch vjen pasi SHBA dhe Britania thanë se do ndalojnë furnizimin me naftë ruse, një hap që pritet të shkaktojë të tjera probleme ekonomike në Rusi.

“Kjo lëvizje godet arterien kryesore të ekonomisë ruse,” tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ndërkohë Bashkimi Europian bëri me dije se do i japë fund varësisë nga gazi rus.

Këto masa kanë për qëllim që të godasin financat e Moskës, por ekspertët thonë se kjo do i ngrejë çmimet e naftës dhe gazit në tregjet globale.

2 komente në “Agjencia e njohur: Rusia do të falimentojë së shpejti, nuk do paguajë dot borxhet”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Prisni ti bien bolet dashit.

    1. anti25642654censurë says:

      jo jo,o i ndezur!!
      po i fusin hellin në bythë!!
      kujdes tënden se e ke të vockël!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje