Ambasadori ukrainas: Raketat kundërajrore nuk mjaftojnë për tu mbrojtur nga armiku, na duhet kontroll i qiellit

9 Mars 2022, 12:16Bota TEMA
Ambasadori ukrainas: Raketat kundërajrore nuk mjaftojnë për tu

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko bën thirrje për raketa kundërajrore, për të mbrojtur vendin nga sulmet ruse.

Në një intervistë për Skynews, ambasadori ukrainas u shpreh se “ne kemi raketat tona kundërajrore, por nuk mjaftojnë për të përballuar presionin me të cilin përballemi”.

Ai gjithashtu shtoi se vendi i tij ka nevojë për kontroll të hapësirës ajrore, pasi armët anti-ajrore nuk mjaftojnë për të garantuar sigurinë e vendit nga sulmet ruse.

Sot është dita e 14-të e pushtimit rus të Ukrainës. Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim të paprecedentë para deputetëve britanikë, duke thënë: “Nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim”.

Ukrainian Ambassador to the UK Vadym Prystaiko says ‘we need control over our skies’ we have ‘our own anti-aircraft missiles but it is not enough to withstand the pressure we are dealing with’.https://t.co/X3flQUBL0r

? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/xXFTUxRner

— Sky News (@SkyNews) March 9, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje