Kryeministri polak: Vendimi për t’i dërguar avionë Ukrainës duhet të merret nga e gjithë NATO

9 Mars 2022, 13:23Bota TEMA
Kryeministri polak: Vendimi për t’i dërguar avionë

Çdo vendim për t’i dhënë avionë luftarakë Ukrainës duhet të merret bashkërisht nga të gjitha vendet e NATO-s, tha kryeministri i Polonisë gjatë një vizite që zhvilloi këtë të mërkurë në Vienë.

“Ne nuk kemi rënë dakord që të furnizojmë me avionë vetë, sepse duhet të jetë vendimi i të gjithë NATO-s”, tha Mateusz Morawiecki gjatë një konference për shtyp, raporton Sky News.

Reagimi i tij vjen pasi Pentagoni refuzoi ofertën e Polonisë, për t’ia dhënë të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 SHBA-ve, në mënyrë që të mund t’ia kalojnë Ukrainës, duke e quajtur si të pa pranueshme.

Zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dorëzimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani “ngre shqetësime serioze për aleancën e NATO-s. Thjesht nuk është e qartë nëse ka një arsye thelbësore për këtë,” tha ai.

1 komente në “Kryeministri polak: Vendimi për t’i dërguar avionë Ukrainës duhet të merret nga e gjithë NATO”

  1. sabrima_ehhhh says:

    Sa idiote polaket. Duan ta bejne Polonine “xham nga kerpudhat” me force. Ai qe kupton le te kuptoje.

    Por nese Putini i quan ukrainasit vellezer e ju hedh raketa, imagjinoni cfare u ben polakeve qe i quan armiq.

    Ja u hedh atomiket pa sikletin me te vogel dhe te pareve fare. O zot sa idiote ka kjo bote qe po udheheqin.

    Vetem per kete gje eshte e mire lufta, te zhduke rracen e idioteve qe nuk flasin kurre per paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje