Maqedonia e Veriut heq TVSH-në për produktet bazë, propozon një sërë masash për të zbutur rritjen e çmimeve

9 Mars 2022, 20:00Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut ka propozuar një sërë masash për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Qeveria maqedonase ka hequr TVSH-në për produktet bazë ushqimore, ndërsa rreth 35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte. E gjithë pakoja e masave do të kushtojë 400 milionë euro.

Qeveria maqedonase ka propozuar gjithashtu uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Sipas mediave vendase kjo masë ul pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet.

“Nafta në vend të 85,5 denarë do të zvogëlohet për 10,5 denarë dhe do të jetë 75 denarë, benzina në vend të 91,5 denarë do të zvogëlohet për 11,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë. Po ulim normën e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për naftën, benzinën pa plumb, gazin, gazin e lëngshëm dhe metanin”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Masat propozohen pas rritjes rekord të çmimeve të derivateve të naftës për gati 10.2 për qind. Por që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët në Kuvend.

Shteti do ta zgjasë edhe aplikimin e taksës mjedisore e cila parashihte që çdo litër karburant të paguhet 3,5 denarë shtesë për mjedisin. Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet e propozuara sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht ndërhyrjes në karburante, Qeveria nuk do të rrisë TVSH-në për energjinë elektrike dhe do të mbetet 5 për qind deri në fund të vitit, në vend që të rritet në 10 për qind në qershor siç ishte planifikuar fillimisht.

4 komente në “Maqedonia e Veriut heq TVSH-në për produktet bazë, propozon një sërë masash për të zbutur rritjen e çmimeve”

  1. Pa vlere says:

    Ta lexoje ky Palloshi Artist qe kemi ne Kryeminister!
    Lexo o Artist, lexo, se jeta nuk eshte vetem lapsa dhe pikture.
    Idiot ekonomik!

  2. Entoni says:

    Po keta Rilindasit do ta heqin Tvsh? Apo po behet lufte edhe duhet te durojme?
    Te hiqet TVSh per produktet e shportes edhe karburantet. Mjafton te anullohet tyneli i Zamirit ne Llogara edhe subvecionohen produktet e shportes per 2 mil shqiptar

  3. Realisti says:

    A e lexon Rama kete?! Apo ai eshte ne Dubai per te miren tone. Meqe na çau pizgen me shprehjen shikoni dhe boten. Ja po e shohim boten, po merr masa per te perballuar krizen.

  4. koli says:

    Rama jeton ne realitet tjeter, tani ne muajin Mars eshte ne planetin Mars.
    ne jemi dem kolateral per mendjen e tij. ai eshte lideri global. ai eshte palloshi global.
    sa fatkeq kombi jone. gjithmone lidera megalomane injorante ka pasur. vfc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje