Ministri rus: Pse shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, ndërsa rusët në Ukrainë jo?

10 Mars 2022, 11:50Bota TEMA
Ministri rus: Pse shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka bërë  një krahasim të asaj çka ndodhi në Krime dhe luftës në Kosovë, ndërsa sulmoi ashpër perëndimin.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës u lejuan që të shpallnin pavarësi, teksa shtori pyetjen se pse nuk iu lejohet qytetarëve të Krimesë?!

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.

4 komente në “Ministri rus: Pse shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, ndërsa rusët në Ukrainë jo?”

  1. Hasan Spahiu. says:

    Edhe ruset shpalljen pavarsine.Nuk njihet?po’ ju pse nuk e njihni pavarsine e kosoves?njiheni ju,ta njohin Edhe ne.Reciprocitet.

  2. Shqiptari says:

    Ministri ben rolin e shejtan budallait. Pyetja qe ben zoteria e ka pergjigjen .Shqiptaret nuk kane kaluar asnjehere kufirin e tyre per te zaptuar tokat e huaja.Ato u jane shkeputur ne menyre te dhunshme here me lufte dhe here me mareveshje te paleve te treta. Kurse ju historikisht keni luftuar per teritore qe ne kohen e careve ashtu edhe ne kohen e Stalinit me shoke.

  3. emigranti says:

    Ka shume ndryshim ndermjet shqiptareve ne Kosove dhe ruseve ne Ukraine.
    Se pari shqiptaret ne Kosove jane autoktone ndersa serbet te ardhur, ndersa ruset ne Ukraine jane te ardhur pas revolucionit te 1917.
    Se dyti ne Kosove pati genocid , ndersa ne 2 republikat ” ruse ” te Ukraines pati luftime ndermjet forcave qeveritare ukrainase dhe paramilitareve ruse, njesoj si paramilitaret serbe ne Kosove.
    Pra historia e Kosoves nuk ka fare ngjashmeri me ate te 2 republikave separatiste ne Ukraine.

  4. Futja kot says:

    Ky flet me shume si nje kriminel se minister i jashtem. Bombardimet ne serbi u bene per te nderprere genocidin. Milloshevici i nxori kosovaret ne maqedoni dhe shqiperi. I vriste dhe i hidhte ne lume apo varre masive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje