Sa afër kolapsit është Rusia?

10 Mars 2022, 11:04Bota TEMA

Nga Mary Dejevsky

Rusia është aktualisht po aq e izoluar nga botsa ishte Bashkimi Sovjetik përpara se Mikail Gorbaçov të hidhte hapat e tij të parë drejt Glasnostit më shumë se 40 vjet më parë. Gati i gjithë përparimi që kishte arritur Rusia post-sovjetike drejt shndërrimit në një vend normal”,është zhbërë brenda 2 javëve të fundit.

Trashëgimia e supozuar e Vladimir Putin, e stabilitetit, parashikueshmërisë dhe standardeve shumë të përmirësuara të jetesës për shumicën e rusëve, po zhduket para syve të tyre. Ditët e fundit, Netflix dhe TikTok i janë bashkuar asaj që ishte tashmë një bojkot masiv iPerëndimit ndaj Rusisë.

American Express ndoqi shembullin e kompanive Barclaycard dhe Mastercard me largimin nga tregu rus. Edhe rrjetet e mëdha të supermarketeve perëndimore, përfshirë Sainsburys po braktisin Rusinë. Po ashtu ka ndodhur me gjigantët e modës,Zara dhe Mango, apo edhe gjigantin suedez  mobiljeve, Ikea.

Në Rusi janë mbyllur gati të gjitha mediat e pavarura të lajmeveËshtë e ndaluar qasja në Twitter dhe Facebook. Mediat ndërkombëtarë Deutsche Welle dhe Radio Liberty u bllokuan javën e kaluar. BBC ka rikthyer radion e saj të kohës së luftës dhe të Luftës së Ftohtë me valë të shkurtra, si mjet për të dërguar mesazhin e saj tek rusët.

Transmetuesit e pavarur më të njohurit në Rusisi stacioni radiofonik Moscow Echo dhe kanali televiziv TV Rain janë mbyllur në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve. Këtu përfshihen ligjet e reja që kriminalizojnë përhapjen e informacionit dhe që cilësohen të dëmshmpër forcat e armatosura ruse,dhe ndalimin e përdorimit të termave si pushtim dhe luftë.

Rubla ka humbur gjysmën e vlerës së saj, normat e interesit janë dyfishuar, ndërsa Bursa e Moskës është mbyllur që kur nisi aksioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Ndërkohëvazhdojnë protestat në rrugë kundër luftës, po ashtu edhe rrahjet dhe arrestimet.

Më shumë se 4.300 njerëz u arrestuan vetëm të dielën, nga këta 1.700 vetëm në Moskë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Grupet ruse të të drejtave të njeriut thonë se njerëzit u arrestuan në 53 qytete ruse, ndërsa numri i  arrestuarve që nga nisja e pushtimitështë më shumë se 10.000.

Ku do të çojë e gjitha kjo? Ka disa mënyra për të vlerësuar rëndësinë e asaj që po ndodh. Marrim për shembull protestat. Fakti që ka njerëz që vazhdojnë të protestojë, duke pasur parasysh rrezikun e arrestimit, dhe shtrirja e madhe gjeografike e demonstratave, për mua janë mbresëlënëse.

Protestat politike në Rusi, priren të përqendrohen në Moskë dhe Shën Petersburg. Sotprotestat kundër luftës po zhvillohen në qytete anembanë vendit, gjë që tregon se të paktën po depërtojnë deri tek qytetarët rusë disa informacione të padëshiruara për autoritetet.

Mund të pritej që e gjithë protesta të ishte shtypur deri tani; por kjo nuk ka ndodhur. Por rusët pro-Kremlinit, madje edhe disa ukrainas, thonë se numri i arrestimeve është i vogël në krahasim me madhësinë e RusisëMos i ikni  vërtetës!”- shkroi Katerina Kruk, menaxhere e Facebook në Ukrainë. “Rusët që kundërshtojnë Putinin janë një pakicë absolute. Shumica ose e miraton ose e injoron në heshtje, ose ndoshta nuk miraton, por jo aq fort sa të bëjë një veprim kundër regjimit”- thekson ajo.

Kjo pikëpamje përforcohet edhe nga raportet se rusët po pajtohen në përgjithësi me versionin zyrtar atë të një operacioni të kufizuar ushtarak kundër nazistëve – dhe po e mohojnë luftënqë po zhvillon aktualisht Rusia në Ukrainë. Kundër këtij pretendimi ka dëshmi të kundërshtimit të luftës në disa qarqe elitare.

Këtu përfshihen fëmijët e rritur të zyrtarëve të lartë rusë, disa figura publike të njohura dhe grupe profesionale, si mjekë dhe arkitektë, por edhe disa oligarkë, ndikimi i të cilëve është i konsiderueshëmPo ashtu ka një kundërshtim edhe në DUMA, parlamentin rus, edhe pse në një numër të vogël.

Disa analistë parashikojnë se herët a vonë do të ketë një rrënim të plotë të ekonomisë ruse, për shkak të kufizimeve të hapësirës manovruese të Bankës Qendrore të Rusisë dhe largimitnë masë të kompanive të huaja. Radhë të mëdha janë krijuar para bankomateve në shumë zona të vendit.

Sa mund ta tolerojnë izolimin rusët e rinj, që nuk janë të mësuar me privimet e dikurshme të baballarëve dhe gjyshërve të tyre? Diversiteti i mediave sociale, konsumizmi, dhe udhëtimet janë zhdukur pothuajse brenda natës. Rusët më të moshuar kanë përjetuar shumë kriza, përfshirë edhe kolapse financiare, dhe janë më rezistencë në rrethana të tilla.

Putin mund të përdorë edhe qasjen e “mbështetjes tek forcat tona” për t’iu kundërvënë persekutimit nga armiqtë perëndimorë”. Dhe falë sanksioneve të mëparshme, sidomos atyre të vendosura pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ekonomia ruse është shumë më pak e varur nga importet sesa ishte më herët.  

Deri më tani, kam qenë e prirur të argumentoj, ashtu si shumë vëzhgues të tjerë të Rusisë, se kërcënimi më i madh për Putinin ka të ngjarë të vijë nga elita, dhe nga brenda mureve të Kremlinit, pasi anëtarët e rrethit të tij  ngushtë të shohin dëmin e madh që i ka shkaktuar Rusisë dhe interesave  saj kombëtare pushtimi i Ukrainës.

Një lëvizje kundër Putinit mund të përshpejtohet nëse do të vërehet se lufta po shkon keq dhe se nëse shtohen më tej viktimat në radhët e ushtrisë ruse. Për momentin nuk ka raporte shumë të besueshme për të gjykuar se sa mirë apo keq po ecën Rusia,ndërsa nuk dihenobjektivat dhe afatet kohore që ka vendosur Moska.

Perspektiva e një disfate në shkallë të plotë duket e pamundur, duke pasur parasysh epërsinë numerike të Rusisë. Por është e vështirë të shihet se si mund të quhet “sukses pushtimi i një vendi të shkatërruar. Edhe protestat popullore, megjithëse mbresëlënëse, kanë qenë shumë të vogla dhe u shtypën shpejt, duke mos pasur deri më sot një ndikim domethënës.

Por kjo mund të ndryshojë. Një arsye është brishtësia e sistemit financiar rus. Rënia e rublës ka të ngjarë të pasohet nga një inflacion i madh. Edhe nëse kartat parave të gatshme dhe ato të kreditit të lëshuara nga Rusia vazhdojnë të funksionojnë dhe nuk ka ende mungesë të elementeve bazë, si do të tolerohet mungesa e papritur e alternativave?

Putin thotë se nuk ka ndërmend të vendosë ligjin ushtarak në vend, pavarësisht zërave që qarkulluan javën e kaluar. Por disa nga kufizimet mbi lirinë personale mund të fillojnë të çohen deri në ekstrem. Jo vetëm shtypja e protestave, por thuhet se njerëzit ndalohen rrugët  Moskë dhe u kontrollohen telefonat e tyre për të parë nëse ka në to mesazhe opozitare, dhe për t`u bllokuar lajmet dhe mediat sociale.

Të tilla masa funksionojnë si valvula sigurie për regjimin:Por çfarë do të ndodhë kur ato nuk jenë më?Dhe çfarë mund të ndodhë kur të mbyllen vendet e punës për shkak të largimit tëkompanive të huaja? Apo kur  mbyllen dyqanet për shkak të rafteve bosh?

Ka pasur raporte të izoluara mbi protestat e punëtorëve që nuk po paguhen për shkak të sanksioneve.

Do të ishte e parakohshme që pushtimi në Ukrainës të cilësohet si një luftë e dështuar.

Por në të kaluarën kriza ekonomik dhe pakënaqësia politike kanë rrëzuar regjime duke shkaktuar kaos. Dhe Revolucioni Bolshevik është një shembull klasik. Edhe pse kjoperspektivë mund të duket e largët, ia vlen gjithsesi që  kihet parasysh. / “The Spectator” – Bota.al

8 komente në “Sa afër kolapsit është Rusia?”

  1. Hasoni says:

    Russia eshte nje vend diktatorial ku Putini dhe rrethi tij i ngushte vendosin per cdo gje pa asnje diskutim, nuk kane asnje problem vote mosbesimi sikur ne demokracite perendimore.
    Vetem embargoja e naftes dhe gazit do e gjunjezoje Rusine
    PS. Per me shume “leksione” gjeopolitike ndiqni “expertet” qe komentojne

  2. Skenar qe kemi deshire te ndodhi.. por.. says:

    Shpresa e nje skenari qe kemi deshire te ndodhi eshte vetem nje iluzion, nje ngushellim apo nje genjeshter qe nuk ben gje tjeter vec se na ekspozon ne te gjitha veshtiresite qe po dhe do te na sjelle kjo krize, qe nuk dihet se si dhe sa do vazhdoj. Anetaresimi i Ukraines ne NATO nuk duhet te vinte e kete kosto, per gjithe popujt e tjere. Nje marrveshje ne keto kushte do ishte e domosdoshme. Me vone kostot do jene te medha per te gjithe. Ukraina le te rrije jashte NATOS per te miren e te gjitheve.

    1. anti25642654censurë says:

      skenaro
      nuk e di a je një provokator apo një budalla i ndershëm që beson në atë që shkruan!?
      nuk ka asnjë rëndësi nëse ukraina hyn në NTO a në bangladesh,nuk ka asnjë rëndësi edhe nëse nuk egziston fare!!
      rëndësia e vetme në këtë moment është shkatërrimi i rrezikut që vjen nga një diktator që për fat të keq ka nën urdhëra një nga shtetet më të fuqishëm ushtarak dhe më të fuqishmin me armatim bërthamor!!
      skenar djali
      deri tashti ky diktator është lënë pak a shumë i qetë,i është lënë në dorë “evolucionit” politik,por koha tregoi se evolucioni nuk është gjithnjë i mudshëm,ka dhe regresion!!e po të lihet i qetë,”për të mirën e të gjithëve”(si e thua ti),atëherë jemi dëmtuar të gjithë,atëherë,do të kemi të KEQEN E TË GJITHËVE!!
      ti nuk ke faj,ti shikon rehatin tënd,ti shikon bythën tënde!!
      aq e ke takatin mor vëlla!!aq!!
      më tutje se sa bytha tënde nuk sheh dot,por kjo nuk do të thotë që po mbrojte vetëm bythën tënde do të shpëtosh!!jo lali,JO!
      do të të vijë radha dhe ty vëlla,e kur të të vijë!?
      huri do të jetë aq i trashë sa nuk do të kesh kohë as për të ulëritur nga dhimbja e jo më të japësh mendim “për të mirën e të gjithëve”!!
      huri do të të hyjë aq thellë sa nuk do të ketë asnjë që të të qajë hallin e jo më të të ndihmojë!
      e “mira e të gjithëve është zhdukja e diktatorit të radhës” dhe jo frika nga diktatori i radhës!!
      vetëm ashtu mbrohet dhe byçka tënde budallaqe!!

      1. Skeneri qe kemi deshire te ndodhi... Por says:

        I nderuar AntiCensure. Me binde qe je nje qytetar i Botes qe lufton per te drejtat e njeriut dhe je ne krahun e duhur te historise. Pse leh si qeni pas gardhit? Shko ne Ukraine dhe tregoja qefin Putinit. POR te lutem mos e merr motren me vete, se ka rrezik te perfundoj ne ndonje Tank Rus. Me mire ne shtepine time motra jote, e ta ruaj une, e mbaj une me zjarr,. Shko luftoje atje o Trim, atje, se une byça ime buallaqe do te mbroj motren tende me metoda contemporane, kamzhik, pranga, vazeline…. mos harro te marresh ca vazeline kur te shkosh ne lufte… se do te dhembi me pak….

        1. anti25642654censurë says:

          naro
          sa të mbaroj punë me tët ëmë do të nisem!!
          është e pangopur,shkërdhata dhe për të përshpejtuar nisjen!?
          po e marr me vete!!
          kur të jem i lirë në ukrainë do ta punoj,gjatë kohës që do jem në luftim do tua lë bashkluftëtarëve ta kënaqin!!të garantoj që rusëve nuk jau jap!!jo se nëna jote nuk do të shkojë me të,por unë as kurvat si jotëmë nuk ja jap armikut!!
          sa për motra o grua,mbai në shqipëri,duhet të të nxjerrin bukën ty e familjes tënde të ndershme!!

          1. Skenari Ndryshe says:

            AntiCensure, merr ca pal tanga e perizoma me vete, se vetem ato do mbash brenda tankut. Kur te dalesh prej andej do jesh tjeter njeri, sigurisht me i mire, vetem se do te duhet nje emer erotik si psh Lola, Karla, Beatrice. Do kesh kauza pafund per te luftuar per te drejtat e njerezve me kenaqesi ndryshe. Mqns do jemi krushq, se deri atehere motres tende do ja kem mbushur barkun, do ta mbeshtes edhe une njehere, se helbete KUNAT. Biles, merre edhe babain me vete, se edhe ai ka ca simptome te kenaqesive ndryshe. Nderrojini tangat me njeri tjetren. Udhe e mbare Kunat, u kthefsh me fitore. Per motren dhe mamane mos ki merak fare. Do ti mbaj une me zjarr. Mos harro vazelinen.

  3. Populli says:

    Kjo Mary sheh kolaps tek Rusia,
    neve kemi kolapsin tek shtepia,
    Ekonomia e rrenuar, varferi kudo,
    vetem kush ka syze derrase pra,
    Kolapsin ekonomik nuk e shiko,
    Cmimet ne stratosfere te gjitha,
    rroga e pensione stop ne vend,
    kolapsi eshte kudo ku hedh syte,
    per cilindo qe ka sy edhe mend,

    Nuk kalohet dot me dokrra,
    me Lufte ne Ukraine,
    kur kolapsi ekonomik prej kohe,
    ka kapluar mbare Shqiperine,
    Fukaralleku bere mullar,
    rinia mbare po largohet,
    kjo qeveri e Rames me kot,
    me Ukraine do te mbulohet!

  4. Denis says:

    Ti qe flet ne emer te ‘Popullit” duhet te dish qe ekonomia po futet ne veshtriresi ne te gjithe boten prej kesaj lufte te ketij bythqirit rus Putin,dhe jo vetem ne Shqiperi Shiko lajmet dhe lexo me shume ne internet se cfare behet ne bote Fajin nuk e ka qeveria po Salih Berisha qe ju ka mbushur mendjen ju malokeve se fajtore per cdo gje eshte qeveria dhe Edi Rama pasi e genjen mendja se nje dite do behet kryeminister nje leter e djegu Non grata Cmimet do ngrihen pasi cmimi i grurit dhe i naftes dhe shume gjera te tjera vendosen ne burse dhe nuk i vendos qeveria Kudo njerzit po paguajne me shume per cdo produkt qe konsumojne ,qe nga Amerika te europa ,azia,afrika,e kudo ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje