Kolona prej dhjetëra kilometrash që qëndroi në vend për ditë të tëra në rrugën për në Kiev është ripozicionuar në pyje: sipas analistëve, artileritë janë ngritur në pozicion qitjeje.
Për ditë të tëra, kolona mbeti e palëvizur përgjatë rrugës. Kilometra dhe kilometra të pushtuara nga automjetet ushtarake ruse: një kolonë që shfaqet si një kërcënim mbi kryeqytetin ukrainas.
Sot, fotot e reja satelitore duket se tregojnë që ajo kolonë e ushtrisë ruse është shpërndarë kryesisht, duke u përhapur në pyjet dhe qytetet pranë Kievit dhe duke formuar grupime të reja në veriperëndim të qytetit.
Sipas ekspertëve ushtarakë nga Associated Press, ky është “një sinjal i keq”: kolona – konfirmoi Britania e Madhe – po pozicionohet për një sulm që mund të nisë në ditët në vijim. Njësitë e blinduara u panë në qytete pranë aeroportit Antonov në veri të qytetit dhe automjete të tjera u zhvendosën në pyjet aty pranë, në pozicion për të hapur zjarr.
Pra, mjetet e gjurmuara po ripozicionohen me artileri vetëlëvizëse dhe mortaja: kjo do të thotë se plani rus po vazhdon, ngadalë por me siguri – Kharkivi është i rrethuar, Dnipro është nën rrethim, po lëvizet drejt Perëndimit.
Bombardimi i Kievit bëhet gjithnjë e më real, gjithnjë e më i mundshëm: Putini nuk do të ketë mëshirë për këtë qytet.
Kolona ruse u grumbullua jashtë qytetit në fillim të javës së kaluar, por përparimi i saj dukej se ngeci, kur u përhapën lajme për mungesat e ushqimit dhe karburantit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Londrës, “forcat tokësore ruse vazhdojnë të përparojnë ngadalë për shkak të problemeve të vazhdueshme logjistike dhe rezistencës së ashpër të Ukrainës”.
Amerikanët flasin për 2 javë për përfundimin e rrethimit dhe mbi gjashtë javë për të marrë qytetin. Zyrtarët amerikanë thanë se trupat ukrainase shënjestruan gjithashtu kolonën me raketa antitank.
Dje, burime amerikane konfirmuan rrethimin progresiv të kryeqytetit: ushtria e Moskës ka përparuar rreth 5 kilometra në 24 orët e fundit dhe disa elementë tani janë 15 kilometra larg qytetit.
Kësaj situate i shtohen zërat, shumë shqetësuese, për armët kimike: Moska akuzon Kievin se i ka ndërtuar ato dhe se ka patur mbështetjen e Perëndimit; Shtetet e Bashkuara, të cilat pretendojnë se këto akuza nuk shërbejnë veçse për të përgatitur terrenin për sulmet ruse me këtë lloj armatimi, siç ndodhi në Siri – pikërisht me bekimin e Moskës. / corriere della sera – bota.al
përmëndja e armëve kimike nga putinezët,është thjeshtë parapregatitje për ti përdorur!!
dhe do të shihet se ukrainasit nuk do të “dinë ti përdorin” dhe do të helmojnë vetveten!!
ose do të kenë aq pak “sa për të bërë të njëjtën gjë që bënë”çeçenët kur minuan një pallat me rusë!!
e kështu putana do tu thotë muzikëve të trashë rusë ” patë si i vranë ukrainasit djemt tuaj me dorën time?”
dhe populli munzhik rus do ta besojë si “prifti nga belaja”!!
Ne kete moment artileria Ukrainse duhet te godase fort pozicionet e reja Ruse.
Siurdheron zoti gjeneral …
Nuk besoj qe amerika dmth nato te perdore ADM i prdori vetem 2 here ne japoni dhe disa here ne vendet arabe dhe komuniteti nderkombetar i denoi po ata nuk e can b…n
jam dakort me ty anti/////
Nazistë të shkuar NAZISTËVE,
akuzonin ukrainasit për nazisëm !!!
Nëse ti i kundërshton nazishovenistët rusoserbë, reziston që të mos ia vënë flakën shtëpisë -atdheut tën, u kundërshton për të mos të të vrasin e masakrojnë – ahere ti je nazist, tashti edhe terroristë, ndërsa barbarinë e vet e trajtojnë si e drejtë absolute e tyre për të shfarrosur të tjerët.
Me këso kallupesh mendore të deformuara përballet civilizimi.
I kemi afër muzhikët.
Qarku i qytetëruar rusë, segmenti i civilizimit normal, janë ata që pësojnë goditje psikike cdo ditë nga turmat barbare muzhike.
Aristokracia e vendit kishte e ka aversion ndaj primitivizmit mazhuk.
E parë dhe e përjetuar në 2 shekuj ndër ne.
Kur e pyetnin Pashiqin e Serbisë nazishoveniste se mbi cka bazohej dëshira serbe (shoveniste) për t´u shtrirë deri në Durrës ? -përgjigjia ishte_ Pa daljen tonë në portin e DURRËSIT ne furremi (ASFIKSOHEMI), nuk kemi jetë. I ndëgjojmë po të njëjtat vargje edhe ndaj DARDANISË sonë që e nga patologjia jonë e verbërisë politike etj e quajmë ende bile edhe “Kosovo” dhe sipas akadamamikëve të stilit KRAJA edhe gjuhën arbnore do duhej ta quanim “KOSOVORISHTE”! (pak digresion…)